Nga nesër Task Forca zbarkon në Sarandë

26/04/2020:35

Shperndaje:


Pas shpalljes së Sarandës dhe bashkive përreth si zona të papushtuara nga armiku i padukshëm, nga dita e nesërme pritet zbarkimi i një Task Force për zbatimin e masave dhe orareve  të përcaktuara nga ana e qeverisë.

Pasditen e sotme, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili nga Saranda ka komunikuar se zonat e gjelbra, ku përfshihet edhe Saranda, do të blindohen për të bërë të mundur që në këto zona të mos hyjnë qytetarë nga zonat e tjera.
Burime të Saranda Web bëjnë me dije se kontrollet e policisë do të përqëndrohen në zonat e plazheve, pasi dyndja drejt plazheve ka qenë një prej fenomeneve që ka shqetësuar më shumë autoritetet.

Gjithashtu, zbatimi i orareve të përcaktuara do të jetë prioritet i punës së policisë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Franklin Premium Apart-Hotel në Sarandë kërkon staf
Policia sqaron situatën: Pistoleta që gjetën policët e bashkisë ishte lodër
Gjendet një pistoletë mes luleve në shëtitoren e Sarandës, Policia në kërkim të “pronarit”
Hotel ZEKA në Ksamil kërkon Sanitare për sezonin turistik
200 krerë dele u shuan nga rrufeja, le të mos e lëmë vetëm Arianit Xhelilin
Taksistët protestojnë para Bashkisë Sarandë, kërkojnë zgjidhje për konkurrencën e pandershme dhe parkimet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.