Nga nesër 153 persona fillojnë trokitjet në dyert e banorëve në Sarandë, Delvinë, Konispol & Finiq

17/09/2320:31

Shperndaje:

Në Sarandë 153 anketues do të shpërndahen në katër bashki, Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol, të cilët do të mbledhin të dhënat e popullsisë.

Anketuesit do të regjistrojnë popullsinë rezidente, njëherësh do të grumbullojnë përmes vetëdeklarimit të dhëna që lidhen me numrin e banorëve, etninë, gjuhën, fenë, ekonominë, të ardhurat, standardin e jetesës.

Mes të anketuarve do të ketë edhe punonjës socialë për të asistuar personat e moshuar të vetmuar apo personat me aftësi të kufizuara. Anketuesit do të drejtojnë rreth 78 pyetje nga të cilat pritet të japin të dhëna të rëndësishme jo vetëm me natyrë demografike por edhe të situatës së pronave dhe ekonomisë në territor.

Procesi i anketimit për “Censin 2023” do të zgjasë deri më 30 Tetor dhe grupet e anketuesve do të paraqiten deri në tri herë në banesa duke lënë njoftime për regjistrimin. Procesi do të regjistrojë edhe të huajt me leje qëndrimi që jetojnë më shumë se 12 muaj në Shqipëri ndërsa regjistrimi për burgjet dhe shtëpitë e të moshuarve do të ketë një protokoll të veçantë.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.