Muzikë pas orarit të lejuar, procedohen penalisht 3 pronarë lokalesh, sekuestrohen edhe pajisjet

04/07/2313:29

Shperndaje:

Procedohen penalisht 3 menaxherët e subjekteve që prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, pas orarit të lejuar.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që vjen si pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.

Në 3 lokale, në Sarandë dhe në Ksamil, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë në tejkalim të orarit të përcaktuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 3 menaxherët e këtyre subjekteve, shtetasit E. M., 29 vjeç, A. B., 18 vjeç. dhe Th. P., 44 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Për të trija rastet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve apo hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat e parashikuara për ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vila PAJA në Ksamil kërkon punonjëse pastrimi ( Sanitare)
Njoftim pune për staf në Tradicional Restaurant & Grill 2E – Ksamil
Euro Hotel në Ksamil kërkon Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Përleshje për 1 vend parkimi në Ksamil – një dërgohet spital në Tiranë, një i arrestuar dhe disa të proceduar
Sherr për vendin e parkimit në Ksamil, disa në spital dhe disa në Polici
Saranda çel sezonin veror 2025 me “Saranda Fish Festival” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.