Mungesa e shërbimit mjekësor, humb jetën Alkina Zhulati

18/02/219:19

Shperndaje:


Mëngjesin e sotëm është gjetur e pajetë njëra nga motrat me aftësi të kufizuara, Alkina Zhulati.
Në datën 28 janar Saranda Web nëpërjet një videolive solli në dritë dramën që përjetonin motrat Alkina dhe Kristina, të cilat jetonin në kushte shumë të rënda higjeno-sanitare si pasojë e mungesës së shërbimit ndaj tyre. Alkina, si pasojë e këtyre kushteve kishte pësuar edhe infektim të këmbëve në shkallë të rëndë.
Pas alarmit të dhënë nga Saranda Web, mjekët shkuan me një ambulancë, por nuk e transportuan për në spital, pasi sipas tyre në urgjencën e spitalit trajtoheshin pacientë me Covid.
Vetëm pas publikimeve të herëpashershme në Saranda Web u krye një mjekim dhe fashim i këmbëve, por që sipas Shërbimit Social në Bashkinë Sarandë dhe 2 personave të caktuar nga Bashkia Sarandë për mirëmbajtjen e tyre, më pas nuk është kryer asnjë mjekim tjetër.
Edhe pse kushtet në shtëpinë e motrave Zhulati u përmirësuan ndjeshëm, asnjë mjek apo infermjer nuk u paraqit më për të vazhduar mjekimin, pavarësisht se është kjo është kërkuar nga 2 personat e caktuar nga Bashkia Sarandë për mirëmbajtjen e 2 motrave, është kërkuar nga Shërbimi Social në Bashkinë Sarandë, por edhe nga Saranda Web në një komunikim personalisht, duke mbërritur në ditën e sotme, ku Alkina Zhulati është gjetur e pajetë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bar Lulishte Butrinti në Sarandë një tjetër alarm për një godinë me histori të rrallë – VIDEO
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon Banakier dhe Kamarier. Ofrohet akomodim
Hotel JoAn në Sarandë kërkon Punonjëse pastrimi (sanitare)
Njoftim punësimi në “Backery PRIMERA FOOD House” në Ksamil. Ofrohet akomodim
RESTORANT ‘NAM’ NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË KAMARIER/E
Restorant Brothers kërkon Kuzhinier/e, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.