Mirela Kumbaro: Jemi në gatishmëri të plotë për sezonin veror të turizmit

18/05/2219:52

Shperndaje:

Nën drejtimin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është mbledhur Task Forca e turizmit, në vijim të punës që ka nisur që në tetor për përgatitjet e sezonit.


Kumbaro vuri theksin në bashkëpunimin e të gjitha instancave shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit, duke njoftuar edhe nisjen e një aksioni final me ndihmën e ushtrisë në dhjetë ditët e fundit të muajit maj. 

“Betejën më të vështirë në këtë sezon e kemi me mbetjet, por jemi në rrugë të mbarë falë koordinimit dhe punës së bashkive të bregdetit. Siç e dini, katër bashki bregdetare do asistohen nga një operator shtesë përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Gjithashtu në datat 20-30 maj do të angazhojmë në terren edhe forcat e ushtrisë për të përforcuar punën për pastrimin e territorit. Megjithëse këtë vit situata e mbetjeve paraqitet shumë më mirë dhe territoret e bregdetit janë pastruar dhe kanë nisur çeljen e sezonit, jemi të vetëdijshëm që çdo episod i pakëndshëm në territor na kushton më shumë nga sa mendojmë ne. Çdo moskorrektësi e punonjësve  tanë përkthehet në dëm për imazhin e Shqipërisë. Prandaj të shmangim çdo sjellje të tillë”, tha Kumbaro. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.