
Ministrja Shahini : Nëse nuk i hapim shkollat brenda majit, e zgjasim vitin shkollor me 1 muaj
Ministria e Arsimit po i diskuton të gjithë skenarët e mundshëm për vitin shkollor nisur nga situata e pandemisë COVID19.
Në një intervistë në hapësirën LIVE në Report Tv me gazetaren Aida Tancica, ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se nëse nuk do të krijohet mundësia që brenda majit nxënësit të shkojnë fizikisht në shkollë për të marrë drejtpërdrejt nga mësuesit leksionet online gjatë karantinës, viti shkollor mund të shtyhet me një muaj. Pra, mësimi mund të zhvillohet deri në muajin korrik.
Më të prekurit nga kjo situatë janë maturantët. Ministrja e Arsimit tha se nëse maji nuk do të hapë shkollat, leksionet e marra online nuk do të përfshihen në pyetjet e provimit të maturës. E po ashtu, nëse krijohet nevoja që viti shkollor të shtyhet me një muaj, atëherë edhe aplikimet për në universitet do të shtyhen me një muaj.
Ministrja tha se nuk do të përsëritet viti dhe se provimet do të bëhen, duke këmbëngulur se ky është një prioritet që ministria po punon për ta realizuar. Besa Shahini u shpreh se nisur nga kërkesat e prindërve, do të lejohen të përsërisin vitin ata që e ndjejnë se nuk kanë përvetësuar njohuritë, por jo si gjeneratë e tërë
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
13/04/2012:53

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
13/04/2012:53

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
13/04/2012:53

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
13/04/2012:53

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
13/04/2012:53
