
Ministrja e Arsimit Evis Kushi në interpelancë me nxënësit për rregullat dhe ndryshimet në provimet e maturës shtetërore



Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një interpelancë në platformën e bashkëqeverisjes, e cila është kërkuar nga maturantë përfaqësues të “Parlamentit të Nxënësve” në lidhje me rregullat dhe ndryshimet në Maturën Shtetërore 2021.
Në fillim të fjalës së saj, Ministrja Kushi ka nënvizuar se për shkak të rrethanave nga pandemia COVID-19, i është kushtuar vëmendje maksimale maturantëve duke njohur vështirësitë dhe sfidat që po kalojnë.
Pyetjes së një maturanti në lidhje me strukturën e testit, Znj. Kushi u shpreh se “këtë vit në provimet e Maturës Shtetërore, testi i provimeve të Maturës Shtetërore është i ndërtuar me pyetje të strukturuara, gjysmë të strukturuara dhe me pyetje me alternativa. Në total, testi përmban 60 pikë. Nga këto 60 pikë, do të ketë 20 pyetje me alternativa (20 pikë) dhe pyetje me zhvillim (40 pikë)”.
Për sa i përket shpalljes së rezultateve të provimeve të MSH, Ministrja Kushi cilëson faktin se është kërkuar angazhim maksimal nga ana e stafeve në varësi të MASR që rezultatet e provimeve të Maturës, për të katër provimet, të shpallen jo më vonë se data 30 qershor. Ndërkohë, deri në datën 5 korrik do të lëshohen diplomat për maturantët që do të studiojnë jashtë vendit, ndërsa diplomat e tjera do të lëshohen jo më vonë se data 15 korrik.
Ndër të tjera, Ministrja Kushi i përgjigjet edhe pyetjes që lidhet me vlerësimin e testeve të provimeve të MSH. Ajo shprehet se do të aplikohen dy metoda të vlerësimit të testeve. “Njëra metodë është metoda elektronike, me skanim, për pyetjet me alternativa – metodë që përdoret tashmë prej 2 vitesh dhe është një nga mënyrat më të sakta të korrigjimit të pyetjeve me alternativa kudo në botë. Ndërsa për pyetjet që janë me zhvillim, do të vlerësohen nga mësuesit tanë vlerësues, të cilët janë të certifikuar, kanë përvojë në arsimin e mesëm të lartë dhe janë të kualifikuar me vlerësim maksimal” – tha ajo.
Ministrja Kushi është shprehur gjithashtu edhe në lidhje me çfarë duhet të kenë kujdes maturantët gjatë zhvillimit të provimit, një pikë e rëndësishme nga të cilat është për maturantët/kandidatë që do të konstatohen me celular ditën e provimit:
“Duke marrë parasysh situatën e vështirë dhe shumë stresuese që po kalojmë, e fundit që do të donim ishte t’ju shtonim stres, por nga ana tjetër duhet që absolutisht provimet të zhvillohen në kushte të barabarta dhe pa cenuar të drejtën e askujt. Prandaj, gjatë këtij viti kemi vendosur të bëjmë disa ndryshime në lidhje me rregulloren e Maturës Shtetërore. Maturantët/kandidatë, të cilët paraqiten në qendrën e provimit dhe/ose konstatohen gjatë provimit me celular përjashtohen nga ai provim dhe kanë të drejtë ta japin atë në sesionin pasardhës, që do të thotë në sesionin e vjeshtës” – shprehet Ministrja Kushi.
Ndërkohë, maturantët gjatë interpelancës u interesuan edhe për pragun e kalueshmërisë, i cili do të jetë 25%. Pra në 60 pikë të testit, nxënësit duhet të fitojnë 15 pikë që të konsiderohen kalues.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Butrinti fiton derbin ndaj ekipit të Delvinës – VIDEO
04/02/219:31

Kapet në Lezhë dhe i dorëzohet policisë së Sarandës i kërkuari për pengmarrje dhe plagosje
04/02/219:31

On My Way kërkon të punësojë punonjës për shitjen e karburantit
04/02/219:31

Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Pagë e kënaqshme, e Diela pushim
04/02/219:31

Këshilltarët ndërrojnë mendje, Christian Canacaris bëhet “Qytetar Nderi” i Sarandës
04/02/219:31

Delvina betohet: Ja të vdesim, ja të rrojmë, me Sarandën do fitojmë!
04/02/219:31

Nesër vendoset fati i Butrintit, reagimi: Dhënia në të huaj rrezik për identitetin kombëtar
04/02/219:31

U aksidentua, mblodhi plaçkat dhe iku, procedohet penalisht polici i FRONTEX
04/02/219:31

Automjeti përmbyset në rrugën pa sinjalistikë, zhduket drejtuesi i mjetit
04/02/219:31

Përmbytje në plantacionet me mandarina në zonën e Mursisë
04/02/219:31






Rezervime

Apartament 1+1
04/02/219:31

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
04/02/219:31

Apartamenti 5 – Vila Stupende
04/02/219:31

Apartamenti 2 – Vila Stupende
04/02/219:31

Apartamenti 4 – Vila Stupende
04/02/219:31
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
04/02/219:31

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
04/02/219:31

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
04/02/219:31

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
04/02/219:31

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
04/02/219:31



