Marrëveshja e 4 vjetëve më parë për mbylljen e guroreve në Volloder

22/03/1816:12

Shperndaje:


Në prani të mediave dhe te publikut, nga fshatrat Shelegar, Metoq, Gjashtë, Vromero dhe nga zona e banuar “Baba Rexhepi” në lagjen nr. 4 të Sarandës, që përbën grup interesi në këtë rast, kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Stefan Çipa dhe presidenti i firmës “Arti” të gurores në Volloder, Ahilea Papuçi, nënshkruan sot akt-marrëveshjen dypalëshe për mbylljen e gurores. Çipa falenderoi biznesmenin Papuçi, për mirëkuptimin e gjetur dhe dakortësinë për mbylljen graduale të aktivitetit ekonomik gurore, në vendin e quajtur Volloder. “Saranda është qyteti i parë që ka projekte zhvillimi në kuadër të programit PIK, të qeverisë dhe tërheqja e firmës “Arti”, jep mundësi për implementim sa më të shpejtë të këtyre projekteve dhe për cilësi më të mirë të jetesës për banorët”, tha Çipa.
Ndërsa biznesmeni Papuçi ka pranuar impaktin negativ të gurores në mjedis dhe ka kërkuar ndjesë për shqetësimet e krijuara në banorët e fshatrave përrreth apo për imazhin e keq të një qyteti turistik si Saranda. Ai tha se paralelisht me tërheqjen e investimit, firma do të kontribuojë edhe për rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar, sipas një projekti të posaçëm që do të hartohet më pas. Arritjen e kësaj akt-marreveshjeje e ka vlerësuar edhe deputeti socialist, Koço Kokëdhima, duke e quajtur shumë të rëndësishëm nënshkrimin dypalësh. Ai është ndalur në impaktet negative të aktiviteteve të tilla në jetesën e banorëve.
“Ky ka qenë edhe objekt diskursi politik dhe unë e vlerësoj këtë një akt qytetar, pasi megjithëse ka interesa binzesi, flet për një ndjeshmëri ndaj qytetarëve, pasi janë qytetare të rëndësishëm të këtij vendi”, tha Kokëdhima. Në përgjigje të interesit të medias se çfarë do të bëhet me këto gurore, Kokëdhima pohoi se “Qeveria ka deklaruar se do të largojë guroret që kanë impakt shumë të keq në pikëpamje të peizazhit dhe mjedisit dhe që ua bëjnë jetën të pamundur banorëve të ketyre lagjeve dhe fshatrave”. Papuçi dhe Çipa i janë përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me kohën fizike relativisht të zgjatur deri në nëntor 2014, të parashikuar në kushtet e bëra publike, me projektet për rehabilitimin e asaj që është dëmtuar nga aktiviteti i deritanishëm i guroreve, për mënyrën se si ato do të kthehen në mjedise të gjelbra, etj.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Hotel Panorama 2 në Ksamil kërkon Recepsionist (turni i dytë) dhe Sanitare
Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.