Manjola Nikollo i përgjigjet Edi Ramës: Plazhet ua dhe barbarëve që s’të lënë as peshqirin

26/07/2214:14

Shperndaje:

Reagimi i kryetares së Partisë Demokratike Sarandë Manjola Cikuli:

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një postim në rrjetet sociale në lidhje me plazhet. Kreu i qeverisë ka shpërndarë foto përgjatë bregdetit të Sarandës dhe shprehet se ato janë mirëmbajtur dhe pastruar nga bashkia pa asnjë pagesë për pushuesit.

Dua ti drejtohem me një pyetje kryeministrit:

Plazhi në Sarandë është,e mirë Publike apo Luksi?

Nisur nga ngjarjet e shëmtuara të ditëve të fundit të “pseudopronareve” të plazheve në Sarandë dhe turisteve të këtij qyteti, dolën ne pah politikat denigruese dhe antishqiptare të turizmit ne Shqipëri.
Ju kujtoj se plazhi është një hapsirë publike që me Kushtetutë duhet të jete i aksesueshëm nga te gjithë banorët dhe pa tarife ekonomike.
Por jo, në këtë qytet plazhi është një e mire luksi, një e mire që vec kush ka lekë të paguaj mund të lahet në det,
mund te shkeli rërën,
mund të ulet në breg të detit,
ku nën cadren e “menaxhimit” të plazheve, pushtuesit e kanë privatizuar dhe pa paguar nuk lën njeri të shkel në rërë.
Plazhi është monopolizuar ne duart e disave, të cilet vendosin apriori kush do hyje e kush jo.
Natyrshem lind pyetja:
Pse është luks që një banor i Sarandës të bëj plazh në Sarandë?
Ju ftoj të bëni nje inspektim nëpër plazhe;
Sa barbarë të ashtequajtur pronarë do lejojnë të vendosësh peshqirin apo cadrën tende??
Asnjë, për të bere plazh do të duhet te paguash minimalisht 1,000 leke te reja, dhe në muaj do të paguash 30,000 lekë, që për një person i cili ka nje pagë mesatare mujore prej 40,000 lekësh në muaj, I bie te paguaj 75% të pagës vesh për plazh, që supozohet të jetë falas, sepse është një hapsire publike.
E cila eshte zgjidhja?
Te shkojme te punojmë në Angli ose Spanje disa muaj si “kopshtar” të nxjerrim dy leke për të perballuar të berit plazh në qytetin tënd.
Sepse keshtu duan disa, pseudo-pronare, të mbrojtur indirekt nga ‘pushtetarë’, të cilet bëjnë sehir kundrejt këtij fenomeni të shëmtuar dhe vendosin gjoba korruptive .
Ta krahasojmë me vendet fqinje si Greqia, Mali i Zi, Italia, qasja e ketyre shteteve është komplet e kundërta…
Plazhet janë falas, dhe turisti apo banori zgjedh nqs do të paguaj,
nuk detyrohet,
nuk zbohet,
nuk cënohet.
I vetmi atraksion i këtij qyteti, e ardhmja ekonomike e një qyteti varet në duart e disa zaptuesve, të cilet vendosin kush duhet te hyj në det e kush jo.
Të cilet duhet të percaktojne kush duhet të shkeli rërën dhe kush jo,
të cilët hedhin ne erë një sistem të tërë të ngritur në shërbimin turistik.
Guidat, restorantet, hotelet, transporti cdo gjë zerohet nqs banori/turisti nuk ka akses te lirë në plazh.
Vlera e këtij qyteti është plazhi.
Na takon të gjithëve ta mbrojmë dhe ta lirojmë nga barbarët dhe politikat dritshkurtër e korruptive të bashkisë.
Na takon të gjithve të mbrojmë të drejtat tona, turizmin dhe ardhmen e Sarandës tonë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.