
Manastirliu: Shërbimi i hemodializës së shpejti edhe në Sarandë
“13 mjekë specialistë, duke filluar nga mjekë të urgjencës, onkologë, kirurgë të përgjithshëm, reanimator, etj, i shtohen Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, duke mundësuar shërbimet e specializuar afër vendbanimit”.
Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se kjo prurje do të mundësojë shërbimet e specializuar afër vendbanimit për të gjithë qytetarët.
Në të gjithë qarkun, janë 18 mjekë specialistë që i bashkohen ekipit të shëndetësisë në spitalet e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës, me përfundimin e specializimeve 4 vjeçare, brenda muajit Shkurt.
Manastirliu zhvilloi dhe një bashkëbisedim me pacientët e dializës në Spitalin e Gjirokastrës, duke nisur kështu serinë e takimeve të hapura që do të ndërmarrë në çdo spital, për të dëgjuar shqetësimet e pacientëve dhe sugjerimet e stafeve mjekësore.
43 pacientë nga Gjirokastra, Përmeti, Tepelena dhe Saranda marrin shërbimin e dializës në Spitalin e Gjirokastrës. Gjatë bashkëbisedimit, disa pacientë të Sarandës, Delvinës dhe rrethinave kërkuan t’ju mundësohet ky shërbim në Sarandë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
