Manastirliu: Çdo jetë e humbur të shërbejë si thirrje për të gjithë

22/03/2023:07

Shperndaje:


Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në tre mbrëmjen e sotme, pas vdekjes së një 71-vjeçari nga Kuçova.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimës.

Ajo ka shtuar se jetët e humbura në këto ditë, veç dhimbjes që shkaktojnë për familjarët dhe për të gjithë duhet të shërbejë si një thirrje.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pacientit, që humbi jetën sot në Spitalin Infektiv.

Çdo jetë e humbur në këto ditë, veç dhimbjes që shkakton për familjarët dhe për ne, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë:
Rrini në shtëpi, mos i jepni mundësinë ketij virusi të infektojë dhe të rrezikojë jetën e të shtrenjtëve tanë!
Dua të përsëris thirrjen për qytetarët: Zbatoni masat e higjenës. Zbatoni masat e distancimit social. Mos dilni nga shtëpitë. Kështu, ju shpëtoni jetë! Pa ndihmën tuaj, mjekët nuk mund t’ia dalin!
Kjo është një luftë me një armik të pamëshirshëm, ndaj ta luftojmë duke qëndruar larg fizikisht, por më të bashkuar se kurrë në zemër dhe mendje”, ka shkruar ministrja.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restaurant La Luna në Ksamil kërkon Punonjës/e Kuzhine, Kamarier/e dhe Sanitare
Njoftim Punësimi në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Nd. Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon të punësojë Pjatalarëse
SARANDA ECO TAXI KËRKON SHOFER TAKSIE
81-vjetori i Genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, Homazh dhe Thirrje për Drejtësi – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.