Lyen gruan me benzinë dhe i vë flakën, gruan e shpëtojnë fqinjët

13/12/1912:03

Shperndaje:


Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mes një çifti shqiptarësh në Greqi. Siç raportohet nga mediat e shtetit fqinj, një 45 vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke i vënë asaj zjarrin.

Paraprakisht mësohet se mes çiftit kishte nisur fillimisht një konflikt verbal, pasi burri dyshonte për xhelozi. Më pas, siç raportohet në media, ai spërkati gruan e tij me benzinë dhe i vuri flakën.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët dëgjuan britmat e gruas së tmerruar dhe më pas njoftuan policinë dhe zjarrfikësen. Ata panë se nga apartamenti i katit të 5-të të familjes shqiptare po dilte tym.

Ekipet e emergjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje, mundën të shuanin zjarrin në banesë. Gruaja shpëtoi, por ka pësuar djegie të rënda.

Edhe 45-vjeçari pësoi lëndime të lehta në momentin që i vuri flakën gruas, por nuk ka rrezik për jetën. Ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Në momentin e ngjarjes, dy fëmijët 16 dhe 18 vjeç të çiftit shqiptar, nuk ndodheshin në banesë. Shtypi grek nuk ka publikuar identitetin e burrit dhe gruas, por bëhet me dije se ata jetonin dhe punonin prej vitesh në Greqi. JOQ Albania


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.