
Lukova turistike, “e harruar” në dimër, banorët përballen me vështirësi ekonomike
“Në verë janë muaj të mirë se vijnë njerëz. Në dimër ka vështirësi. Ka që marrin me listë presin të mbledhin lule ullinj osetë vijë në verë që mbjellin në bace i shesin dhe më pas lajnë borxhët. Shumica jetojnë me shumë pak të ardhura”, ka thënë një banore.
VIDEO https://youtu.be/48AMvpyUhTY
“Po të isha me qira as bëhej fjalë ta mbaja hapur. Edhe burri punon e del jashtë se është usta se ndryshe nuk do tja dilja” , ka thënë ndër të tjera ajo.
E vetmja mundësi për të jetuar në këtë stinë për banorët është mbledhja e bimëve mjekësore dhe blegtoria.
“Paratë s’bien nga qielli motra mbledh me burrin gjysëm njeriu mbledh bimë mediciale në mal”.
“S’ka punë në dimër ske ku punon. Ka të rinj plot të papunë venë në mal për bimë medicianle. Këto ditë që është ftohtë nuk shkuan”, thotë një tjetër banorë.
“Unë merrem me blegtori. Vështirë është këtu”,shprehet një tjetër banorë.
Disa ndihmohen me para dhe nga fëmijët që ju kanë emigruar.
Ky banor i Lukovës me origjinë nga Dhërmiu që pretendon se është kushëri i kryeministit Rama rendit me ironi punët që janë fitimprurëse.
“Është kapitalizëm i çuditshëm dhe socializëm. e kam kushëri Edi Ramën kam nënën nga Dhërmiu. Unë jetoj, kam pensionist shes toka armë drogë,”, thotë një pensionist.
Më pas flet me seriozitit dhe thotë se për të moshuarit është e nevojshme që të rriten pensionet.
“Jetojnë me vështirësi. Pensionet qeveria ndoshta s’ka mundësi ti ngrejë. Nga 2 mijë lekë është njëlloj si ti dërgosh një paketë kryeministit”./abcnews.al
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
20/02/2121:53

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
20/02/2121:53

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
20/02/2121:53

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
20/02/2121:53

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
20/02/2121:53
