Lufta për plehrat/ Zbardhen shkaqet e anullimit të tenderit të pastrimit në Sarandë

13/06/2018:27

Shperndaje:


Pak ditë më parë Bashkia Sarandë njoftoi vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike për anullimin e tenderit për pastrimin e qytetit të Sarandës. Fondi limit i tenderit ishte 55 705 870,00 lekë pa tvsh.
Në këto tender të zhvilluar në 20 Janar 2020 ishin kualifikuar 2 kompani, me oferta përkatësisht:
– Pastrime Silvio 50,468,052 I kualifikuar
– Korsel 54,990,639 I kualifikuar

Pra, siç shihet, firma aktuale e pastrimit KORSEL ka paraqitur një ofertë “në kokë”, gati e bindur se do ta fitonte tenderin.
Por ka ndodhur që kompania konkuruese ka dhënë një ofertë më të ulët dhe normalisht duhet të shpallej fituese si oferta më e suksesshme, por kompania KORSEL ankimon proceduarat dhe kriteret e vendosura nga Bashkia Sarandë me të cilat ishte shpallur fituese 1 vit më parë dhe Komisioni i Prokurimit Publik, pas shqyrtimit, vendosi:

Komisioni i Prokurimit Publik, në zbatim të nenit 13 të lex specialis i propozon Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ në lidhje me konstatimet e mësipërme.
Përsa më sipër, në mbështetje të nenit 19/1 dhe vijues, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, nenit 31 të Vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik Nr. 596/2018, datë 12.09.2018 “Për miratimin e rregullave “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, Komisioni i Prokurimit Publik, njëzëri
Vendos
1.Të mos marrë në shqyrtim ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik ankimues “Korsel”, për procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur”, me nr.REF-46357-12-17-2019 me objekt “Pastrimi i qytetit dhe largimi i mbetjeve’’, me fond limit 55 705 870 lekë pa tvsh, zhvilluar në datën 20.01.2020 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Sarande.
2.Autoriteti kontraktor të anulojë procedurën e mësipërme të prokurimit dhe me rihapjen e
procedurës të ketë parasysh konstatimet e mësipërme të bëra nga Komisioni i Prokurimit
Publik.

VENDIMI I PLOTË file:///C:/Users/User/Downloads/Vendim%20Nr%20186.pdf


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.