Lojra fati në Delvinë?! Policia arreston 2 punëtorët, pronari shpallet në kërkim

20/11/2110:33

Shperndaje:

Dvp Vlore/ Vihen në prangat e policisë 3 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë arrestimin në flagrancë të shtetesave I.B., 21 vjeç dhe Xh.P., 27 vjeç , banues në Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.H., 47 vjeç banues në Vlorë.

Shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Sinan Ballaci” në lokalin në pronësi të shtetasit S.H., dhe të punësuar I.B., dhe Xh.P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera dhe 3 televizora, të cilët dyshohet se përdoreshin për lojra fati.

Materialet kaluan në Prokurori për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndryshimet në Kodin Rrugor: Shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak, u hiqet patenta përgjithmonë
Amarino Restaurant & Hotel – Ksamil kërkon të punësojë staf. Ofrohet akomodim
Saranda çel Fest Folk 2026, Ansambli Kombëtar sjell magjinë e folklorit shqiptar buzë Jonit
Ramo Saranda Hotel & Restaurant kërkon Ndihmës Kuzhinier dhe Ndihmës Kamarier
Banorët e Vanës: Ura në gjendje të rrezikshme, duam ta rregullojmë por nuk na lë Bashkia
Aksident në rrugën Ismail Qemali në lagjen nr. 4 në Sarandë. Dëmtohen 5-6 automjete

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.