Lista e biznesve që hapen/ Më 11 maj nisin punën parukeritë e berberët, më 18 baret dhe restorantet

03/05/2016:45

Shperndaje:


Pas mbylljes totale të shumë aktiviteteve ekonomike që prej datës 13 mars për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, në vend, duket se tashmë jeta ekonomike po i kthehet normalitetit. Qeveria ka njoftuar hapjen e një sërë aktivitetesh të tjera gjatë këtij muaj. Më 11 maj është paralajmëruar hapja e disa bizneseve duke respektuar protokollin mjekësor për të mos u kthyer vatër infeksioni.

“Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri Edi Rama kanë njoftuar se më datë 11 maj do të hapet kategoria tjetër e bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, nga ora 05.00 e mëngjesit dhe deri në orën 17.30 të pasdites. Pjesë e kësaj kategorie do të jenë berberët dhe parukeritë. Po ashtu do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin nën masa të rrepta sigurie edhe klinikat dentare”.

Po ashtu më 11 maj do të hapen pjesërisht edhe qendrat tregtare pasi do të lejohet të hapen disa dyqane brenda tyre. Ndërkohë blloku tjetër i aktiviteteve pritet të hapet në 18 maj, gjithmonë duke parë kurbën e infeksionit në vend.

“Nëse kurba e infeksionit në vendin tonë do të vijojë të ulet përsëri siç ka ndodhur ditët e fundit, më datë 18 maj do të fillojë hapja graduale e lokaleve dhe restoranteve, duke iu dhënë mundësinë që të ofrojnë shërbimin e tyre, vetëm në ambientet e jashtme të lokalit, ndërsa në ambientet e brendshme shërbimi do të jetë i ndaluar kategorikisht. Pra, bizneset do të duhet të përshtaten me mënyrën e re të ofrimit të shërbimit ku përveç distancimit social ata do të duhet të ofrojnë shërbim vetëm në një pjesë të lokalit”.

Ndërkohë më 27 mars qeveria vendosi të hap kancelaritë, libraritë dhe gomisteritë. Hapja tjetër dhe më e madhe ishte më 20 prill ku listës së aktiviteteve të lejuara siç ishin furrat e bukës, farmacitë, marketet dhe tregjet ushqimore, iu shtuan edhe 556 lloje të tjera aktivitetesh të tilla si tregtia me shumicë e veshjeve dhe artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiakeve, automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, kafshëve, bimëve, përpunimit të naftës, parfumerisë, kozmetikës, e qilimave, e bizhuterive. U lejua hapja e hoteleve dhe strukturave të ngjashme për akomodime për pushime, hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulotë argëtimi. Ndërkohë normalisht ka vijuar aktiviteti në ndërmarrjet prodhuese bujqësore dhe jo vetëm.

Blloku tjetër i aktiviteteve u hap më 27 prill që ishin dyqanet e pakicës për veshje, tekstile, këpucë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve shtëpiake, dyqanet që tregtojnë mobilie, pajisje të ndriçimit dhe artikujve të tjerë shtëpiak si dhe dyqanet e lodrave për fëmijë, pajisjeve elektronike, dhe pajisjeve sportive dhe të telekomunikacionit. Po ashtu nga data 27 u lejua edhe shërbimi taksi brenda qytetit nën kushte të rrepta sigurie.

Ndërsa të mbyllura do të qëndrojnë institucione arsimore, fluturimet ajrore, detare dhe rrugore, qendrat tregtare, aktivitetet politike, fetare dhe ekonomike, palestrat, kalcetot, pishinat, transporti urban, dhe ndërqytetës, fast-fond dhe piceri, përveç shërbimit delivey, si dhe do të jenë mbyllur aktivitetet kulturore. /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj
Ndahet nga jeta mjeku i nderuar Jaho Ballaci
Hotel ARI kërkon Punonjëse për Mëngjeset, Pjatalarëse dhe Punonjëse për hotelin
Reagimi i Adriatik Lapaj: Nuk më shantazhoni dot! S’ka metodë të ish-Sigurimit që na ndal
Reagimi i “Shqipëria Bëhet”: Policia përdori shpërndarës droge për të goditur kandidatin tonë
Kërkohen 3 Agjente Marketingu për të prezantuar guidat turistike me skaf në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.