
LAJMI i FUNDIT: Edhe Gazmend Bardhi kërkon dorëheqjen e Bashës



Të besuarit i kërkojnë dorëheqjen, Bardhi, Tabaku dhe Alibeaj: Ti dhe Berisha bëni një hap pas që demokratët të bashkohen! Basha: I gatshëm, por të jetë qëndrim i përbashkët i të gjithë strukturave të PD
- Bushati-Bashës: Sot ke mundësi të humbësh karrigen e të fitosh respektin e demokratëve! PD po bëhet parti memesh
- Deputetët i kërkojnë dorëheqjen, Basha: Dramë që s’e kuptoni që jam gati për çdo zgjidhje! Të bashkojmë 3 pjesët e PD
- Propozimi i parë për bashkimin e PD: Të ikë Basha, të ngrihet një grup pune që të bashkëpunojnë me deputetë e Berishës
Lulzim Basha nuk ka tashmë në krah as Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Ai thotë se tërheqja e Lulzim Bashës dhe e Berishës do të ndihmojë demokratët të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën brenda partisë.
“Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem fryme jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partisë iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Për të ndalur gërryerjen e partisë, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje. Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm per t’i dhëne mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratët në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje luftë dhe që i bën bashkë demokratet. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qene të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plote, afatgjatë. Është një rrugë për t’u testuar për të sjelle demokratët në pushtet”, ka thënë Bardhi.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Automjeti përmbyset në rrugën pa sinjalistikë, zhduket drejtuesi i mjetit
12/03/2212:30

Përmbytje në plantacionet me mandarina në zonën e Mursisë
12/03/2212:30

SARANDA FESTON 111-VJETORIN E PAVARËSISË – VIDEO
12/03/2212:30

Sot, ora 11:00 Arjol Dërvishaj përcillet për në banesën e fundit në Vllahat
12/03/2212:30

Ankesa ndaj OSHEE – Përveç mungesës, banorët e Çukës furnizohen me vetëm 180 Volt energji
12/03/2212:30

Fjalët pikëlluese të babait për humbjen e djalit 14-vjeçar
12/03/2212:30

Ndodhi gjatë natës në Sarandë, makina përplaset me kangjellat e trotuarit
12/03/2212:30

Vrasja e Edmond Papës, prokuroria dërgon në gjyq dy miqtë e Aleksandër Sadikaj
12/03/2212:30

29-vjeçari gjendet i varur në pemë! Policia heton për vrasje, duart i kishte të lidhura me tel
12/03/2212:30

Lajm i Trishtë, 14-vjecari nga Vllahati ndërroi jetë sot në mëngjes në Tiranë
12/03/2212:30






Rezervime

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
12/03/2212:30

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
12/03/2212:30

Dhoma Ksamil
12/03/2212:30

Apartament me dy dhoma – City Glow
12/03/2212:30

The City View Penthouse
12/03/2212:30
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
12/03/2212:30

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
12/03/2212:30

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
12/03/2212:30

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
12/03/2212:30

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
12/03/2212:30



