Kumbaro: Do pastrojmë çdo cep të Shqipërisë! Më 1 qershor, ndalohet përdorimi i qeseve plastike

09/04/229:56

Shperndaje:

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në fjalën e mbajtur në panelin e Kongresit të PS, foli për nismën e 1 qershorit për heqjen e qeseve plastike.

Kumbaro tha se në 17 mars parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të qeseve plastike, pasi ka rezultuar si ndotësi kryesor i mjedisit. Sipas saj, të gjithë shqiptarët nuk duhet të përdorin më qese plastike, po duhet t’i kthehen zakonit të torbave, por kjo nuk është një nismë që mund ta bëjë vetëm qeveria dhe bashkia, por kërkon që edhe të rinjtë e gjithë qytetarët ta ndjekin më përpikmëri.

“Nga sondazhi i Këshillimit Kombëtar rezultoi se 77% e qytetarëve shqiptar kërkojnë rritjen e sanksioneve dhe gjobave për ndotësit në mjedis. Ne do t’i rrisim gjobat dhe është detyra jonë të mos lemë asnjë cep të territorit të Shqipërisë pa e pastruar. Duhet ta kemi të pastër siç kemi shtëpinë tonë, sepse Shqipëria është shtëpia jonë.”

Kumbaro tha se gjobat për shkelësit do të rriten sepse qeset plastike rezultojnë ndotësit më të mëdhenj të lumenjve.

“Në 17 mars e miratuam ligjin që ndalon prodhimin tregtimin e import e qeseve plastike se na rezulton që është ndotësi kryesor i ujërave e lumenjve. Duhet t’i kthehemi patjetër e këtë e kemi shumë seriozisht se jemi të vendosur ti qepemi e mos i ndahemi t’i kthehemi zakonit të torbave prej cope, rrjetave me të cilat ishim mësuar kur nuk e dinim që kishte qese.

Do e ndjekim me masa e sanksione, se nga sondazhi i fundit i këshillimit kombëtar 77% e të pyeturve kërkojnë rritjen e sanksioneve e ndëshkimeve e gjobave për ndotësit në mjedis. Ndotja nuk është thjesht gabim por krim mjedisor, do i rrisim gjobat por do jemi të qendrueshëm deri sa të mos lëmë asnjë cep të Shqipërisë për të cilën krenoheni e zihemi në FB ta kemi të pastër si kemi shtëpitë tona brenda derës sonë”.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.