Kujtesë për një qytet që po harrohet – Nga Vangjel Agora

30/08/2513:27

Shperndaje:

Kujtesë për një qytet që po harrohet

Nga Vangjel Agora

 

Duke marrë shkas nga një shkrim i Erion Sina, aktori dhe regjisori Vangjel Agora, ish-punonjës i artit për dekada, sjell edhe një herë shqetësimin e tij për institucionet kulturore të humbura të qytetit të Sarandës.

 

Kujtesë për një qytet që po harrohet - Nga Vangjel Agora

Pasuria e humbur e qytetit

 

Në kujtesën e tij dhe të shumë qytetarëve, Saranda kishte dikur një listë të pasur institucionesh kulturore e sportive, të cilat sot janë zhdukur ose shndërruar:

 

  • Teatri i kukullave
  • Shtëpia e kulturës
  • Këndi i lojërave për fëmijë
  • Poligoni i qitjes
  • Sera e madhe e luleve
  • Ish-galeria e artit
  • Muzeu i sportit
  • Kinemaja
  • Shtëpia e pionierëve
  • Biblioteka
  • Muzeu historik
  • Konsultoret e fëmijëve
  • Poliklinikat e lagjeve

 

Dikur këto ishin pasuria e të gjithëve. Sot? Sot janë vetëm kujtime, sepse qyteti ynë ka zbuluar se kultura, arti dhe sporti nuk sjellin fitim”, shkruan Agora, duke theksuar se në vend të tyre, pushteti ka zgjedhur të favorizojë ndërtimet dhe privatizimet.

 

Teatri i qytetit – nga vatër arti në “kufomë të hapur”

 

Agora ndalet me dhimbje te Teatri i qytetit, i cili ka shërbyer për dekada si qendër e argëtimit, edukimit dhe rritjes së brezave të artistëve. Sot, prej 5 vitesh, godina është e mbyllur, e degraduar dhe e lënë në harresë.
Ndërsa bota ndërton teatro të rinj, Saranda ka zgjedhur të japë shembullin unik të një qyteti me rritje turistike por pa teatër – një eksperiment botëror: ‘Si të rritësh turizmin pa kulturë’.

 

 

Bashkia ka punë më të rëndësishme – të ndajë tendera për pllaka shëtitoreje, fasada hotelesh dhe sipërfaqe plazhesh për privatët. Qeveria mburret me statistika pushuesish, por nuk pyet çfarë ofrohet për shpirtin e qytetarëve. Për institucionet kulturore nuk ka plan, as fond, as vizion.” – thekson Agora.

 

Si aktor dhe regjisor me 45 vite mbi skenë, Agora rrëfen dhimbjen e tij jo për veten, por për brezat e rinj:
Të rinjtë nuk kanë ku të provojnë emocionin e parë të teatrit, fëmijët nuk dinë ç’është kukulla në skenë, qytetarët janë dënuar të konsumojnë vetëm ‘argëtimin fast-food’ të lokaleve. Një qytet pa teatër, pa kinema, pa bibliotekë e muze, nuk është qytet – është thjesht një grumbull betoni buzë detit.

 

Në fund, Agora lëshon një apel:
A duhet të kthehen këto institucione në destinacionin e tyre? Pyetje naive! Po të kishte dashje, do të ishin kthyer. Por është më fitimprurëse të shitet trualli i tyre sesa të ringjallet shpirti i qytetit. E megjithatë, duhet të vazhdojmë të kërkojmë, të trokasim, të bërtasim – sepse harresa është faji më i madh. Dhe ndoshta një ditë, Saranda do të kuptojë se një qytet pa kulturë është një qytet i vdekur, sado të mbushet me turistë të gjallë.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bylis B mposht Butrintin në Ballsh me përmbysje – VIDEO
Delvina shkatërron Devollin me poker në shtëpi
Delvinë: Banorët denoncojnë cilësinë e punimeve në asfaltimin e rrugës – VIDEO
Progonati shpk kërkon punonjëse për prerjen e faturave
Pas denoncimit në Saranda Web, zgjidhet kriza e ujit në Dhrovjan
Pizza SAVOS kërkon Picier, Kamarier/e dhe Motorist. Punësim vjetor

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.