Komisioni i Disiplinës dënime të ashpra për Përmetin dhe Butrintin

03/11/1620:52

Shperndaje:


barkaKomisioni i Displinës në FSHF ka dhënë dënime të ashpra për dhunën e ushtruar në Përmet. Dënimet, përveç fushës së Përmetit, kanë rënë edhe për futbollistët dhe zyrtarët e ekipeve të Përmetit dhe Butrintit të Sarandës.
5.Lojtari i KF“Përmeti”, Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje
pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Butrinti”, Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje.
7.KF “Permeti”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, ne baze te Nenit 66/3/b te KDS dënohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Por ekipet e Butrintit kanë marrë edhe një goditje tjetër nga ana e Komisionit të Disiplinës, ku është dënuar trajneri i U-17.
15.Zyrtari i KF “Butrinti” U-17, Sokol Bogdo, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a), denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
Dënimi i rëndë i trajnerit të ekipit të U-17 sjell në këtë ekip një situatë të rëndë, ku ekipi mbetet pa trajner dhe kjo situatë kërkon zgjidhje emergjente

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”
ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.