Komisariati Dixhital arreston ndërtuesit në Ksamil

18/01/1612:54

Shperndaje:


ksamil 2

Sipas një njoftimi të bërë në aplikacionin “KOMISARIATI DIXHITAL”,  Policia ka arrestuar në flagrancë një person dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Eshtë arrestuar një shtetas 53 vjeçar, banues në fshatin Ksamil – Sarandë. Arrestimi në flagrancë i këtij personi u bë pasi: Sipas një njoftimi të bërë në “Komisariatin Dixhital” për “disa shtetas që po kryejnë dy ndërtesa pa leje”, menjëherë Strukturat e Policisë filluan hetimet dhe kanë kapur në flagrancë  këtë shtetas, duke kryer punimet e objektit në fjalë, në hyrje të Ksamilit. Objekti në punime e sipër përbëhet nga dy ndërtesa, njëra me përmasa 7m e gjatë, 5m e gjërë, 2.5m e lartë, si dhe ndërtesa tjetër e sapo nisur, të ndërtuara me material bllok betoni, pa leje dhe pa asnjë lloj dokumentacioni ligjor. Ky ndërtim përmbush elementet e një ndërtimi të paligjshëm. Nga hetimet e mëtejshme, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar se ky shtetas e ka ushtruar këtë vepër penale në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, të cilët Policia i ka identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim.  Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm, në tokë publike”, kryer në bashkëpunim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.