Koço Kokëdhima rikthehet në Sarandë, inauguron zyrat elektorale në Sarandë dhe Ksamil

02/04/1717:50

Shperndaje:


kokedhima sarandeKokëdhima është rishfaqur pas disa muajsh në Sarandë ditën e sotme.
Vizita e tij kishte të bënte me inaugurimin e zyrave elektorale të Lëvizjes “Zgjidhja”.
Në bashkëbisedimin me mbështetës së Lëvizjes “Zgjidhja”, mbështetës që Kokëdhima i ka siguaruar gjatë epokës kur ishte deputet dhe njeri i gjithëpushtetshëm në Sarandë, Kokëdhima ka hedhur kritika ndaj punës së qeverisë.
“Ju ftoj të jepni kontributin tuaj për demokratizimin e Partisë Socialiste dhe të qeverisjes së vendit. Në Partinë Socialiste i është shpallur luftë mendimit ndryshe dhe debatit, diskutimit dhe ballafaqimit të ideve. Të rinj dhe të reja socialistë që kanë asistuar paqësisht në takime të lëvizjes ZGJIDHJA janë pushuar nga puna. Përgjegjësit e këtyre metodave të ulta sillen si uzurpatorë të një partie me të cilën nuk ndajnë asnjë ideal. Ata që kanë bërë krime të tilla, janë mizorë dhe s’kanë asgjë të përbashkët me socialistët e vërtetë dhe me vlerat demokratike e njerëzore që duhet të ndajmë mes nesh.” – ka theksuar Kokëdhima.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.