Klosi: Greqia e hapur për turistët shqiptarë. Nuk sqaron nëse do të hapet Porti i Sarandës dhe Qafë Bota

24/05/217:32

Shperndaje:

Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon. Kjo u bë me dije nga Minsitri i Turizmit Blendi Klosi, pas zhvillimit të një takimi me homologun grek, Haris Theocharis.

Me një postim në Twittr, Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anti-COVID

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit”, shkruan Klosi.

Megjithatë nuk është sqaruar ende se në cilën datë do të nisë lëvizja e lirë drejt Greqisë dhe as nëse udhëtarët do të mund të kalojnë në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës drejt Korfuzit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Bulevard ’90 kërkon Host dhe Banakier
Nënkomisar Eridion Lame nderohet me “Medaljen e Argjendit” për betejën me zjarret në Delvinë
Besnik Hasani, zjarrfikësi i Delvinës, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët
Ahmet Beqo, zjarrfikësi i Konispolit, nderohet me medalje ari për guximin në betejën me flakët
Komisar Agim Troci nderohet me “Yllin e Mirënjohjes Publike” për betejën me zjarret në Delvinë
Monte Cristo Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.