Këshilli Bashkiak Sarandë rezolutë për të kundërshtuar Hartën e Re Gjyqësore

31/03/228:43

Shperndaje:

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka përgatitur nëpërmjet një rezolute kundërshton Hartën e Re Gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, e cila konsiston në reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi (edhe të Gjykatës së Sarandës) dhe midis të tjerave edhe krijimin e një Gjykate të vetme Apeli të juridiksionit të përgjithshëm, me seli në Tiranë, si dhe mbylljen e  gjykatave administrative të shkallëve të para, në Rrethet Gjyqësore ku janë atashuar, duke u krijuar vetëm dy gjykata administrative të shkallës së parë, me seli në Tiranë dhe në Lushnjë.

REZOLUTA:

REZOLUTË E KËSHILLIT TË BASHKISË SARANDË PËR RISHIKIMIN E DRAFT-HARTËS GJYQËSORE

Drejtuar: Këshillit të Ministrave

Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama

Ministrit të Drejtësisë Z. Ulsi Manja

Per dijeni : Keshillit te Larte Gjyqesor

Keshillit te Larte te Prokurorise

I nderuar Kryeministër z. Edi Rama!

I nderuar Ministër i Drejtësisë Z. Ulsi Manja!

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Ministrave !

Të nderuar anëtarë të Këshillit të  Larte Gjyqesor, Anetare te Keshillit te Larte te Prokurorise .

            Këshilli i Bashkisë Sarande në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara në Ligjin  139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, i ndryshuar neni 53 pika k) për mbrojtjen e garantimin e interesit publik dhe në përputhje me Regulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë, pas nje konsultimi te gjere  me  grupe te interesit, qytetare  shoqata aktiviste te shoqerise civile,  juriste  e te tjere ,  vendosi t’ju drejtohet  nëpërmjet kësaj Rezolute, në lidhje me draft – harten e re gjyqësore e cila nese do te ligjerohet eshte   kunder interesave  me te larta publike duke demtuar rende   aksesin  per tu paraqitur para nje gjykate  ne nje kohe shume te shpejte dhe me kosto  sa me te ulet, jo vetem  kosto finaciare por edhe te diteve  te punes  qe  do te duhen  per  te kerkuar nje  te drejte ose interes te ligjshem.

Parashtrim i Situatës:

1-Historiku,

Para vitit 1912  ne kohen e Perandorise Turke  ne kete rajon Gjirokaster Delvine ka  patur qendra  administrative ku    nder  institucionet e tjera ka qene dhe gjykatat .

Pas vitit 1912  qeverite e kohes jane kujdesur qe ne kete rajon per shume arsye te forcoheshin  institucionet e shtetit shqiptar  dhe nder to edhe sistemi gjyqesor  dhe   ka patur gjykata ne Delvine, Gjirokaster  deri ne Konispol.

-Nepermjet arkivave te ketyre gjykatave  Shteti shqiptar  ka nje pasuri te madhe per sa i perket historise si zhvillimit te shtetit Shqiptar ne  jug te vendit  (Gjirokaster dhe  Sarande).

Edhe ne Kohen pas vitit 1944 shteti i kohes i ka forcuar institucionet ne kete rajon dhe nder to edhe sistemin gjyqesor.

Pra ne Jug te vendit  jetojne jo vetem   popullsi fshatare  por edhe intelektuale  te fushave te ndryshme nder ta edhe gjykates, prokurore, notere, avokate, eksperte   te fushave te ndryshme  qe kane lidhje me sistemin gjyqesor.

Pra te gjitha Qeverite qe pas vitit 1912 kane kushtuar rendesi te posacme institucioneve te shtetit,   por vecanarishte te sistemit te drejtesise, te sigurise  e me gjere ne rajonin e jugut.

2-Cfare parashikon Harta e re gjyqesore.

Draft – Harta e Re Gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, konsiston në reduktimin e numrit të gjykatave në shkallë vendi dhe midis të tjerave edhe krijimin e një, Gjykate të vetme Apeli të juridiksionit të përgjithshëm, me seli në Tiranë, si dhe mbylljen e  gjykatave administrative të shkallëve të para, në Rrethet Gjyqësore ku janë atashuar, duke u krijuar vetëm dy gjykata administrative të shkallës së parë, me seli në Tiranë dhe në Lushnjë.

Kjo reforme prek edhe Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande dhe ne projekt  eshte parashikuar per tu bashkuar me Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster.

Institucionet që preken direkt nga draft – harta e re gjyqësore përveç Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande, Gjykatës të Apelit Gjirokaster dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokaster, janë dhe institucionet e tjera si Prokuroria e Rrethit Gjyqeosr Sarande, Prokuroria në Gjykatën e Apelit Gjirokaster dhe Avokatura e Shtetit pranë Gjykatës së Apelit Gjirokaster.

Rrethi Gjyqesor Sarande (Shkalla e Pare) perfshin Bashkine Sarande Delvine, Finiq Konispol dhe Njesine Administrative Lukove te Bashkise Himare.

Gjykata Administrative Gjirokaster perfshin ne juridiksionin e saj territorial Bashkine Sarande Delvine, Finiq   Konispol dhe Njesine Administrative Lukove  te Bashkise Himare si dhe  qarkun Gjirokaster  ( Gjirokaster, Tepelene, Permet).

-Kjo ndarrje eshte bere pasi jane bere studime qe kane te bejne  me largesine  nga skaji me i larget i ketij rajoni duke u orientuar  me vendodhjen e gjykatave si dhe nga  lidhja gjeografike  e ketij rajoni. Keshtu ka qene qe para vitit 1912 pas vitit 1912 , gjate kohes se socializmit ku kane jetuar ne harmoni  shtetas te ndryshem te pupullsise, ushtarake, mesues, inxhiniere, njerez te kulltures, artit, patriote te pasur e te varfer, gjykates , notere, eksperte   pra nje popullsi ku i ka patur dhe i ka te gjitha shtresat. Largimi i ushtrise, i drejtorive rajonale drejt Fierit  e Tiranes  si dhe largimi se fundimi edhe i gjykatave bene edhe largimin e avokateve, gjyqtareve, eksperteve te ndryshem te lidhur me sistemin e drejtesie gje  qe ne fund ka te beje me largimin e  ketyre shtetasve  drejt kryeqytetit   qe do thote   shpopullim i jugut te Shqiperise  nga shtresa   intelektuale gje qe eshte    ne dem te vendit   pasoje qe vjen ne te ardhmen.

-Nga studimi  i ceshtjeve   te trajtuara nga  Gjykata  e Rrethit Gjyqesor Sarande, te Gjykates  se Shkalles se Pare Administrative Gjirokastres rezulton  se  kane trajtuar  nje numur te madh ceshtjes per sa i perket  numrit te tyre, kohes se gjykimit   deri ne dhenien e vendimit me forme te prere  qe per Gjykaten Civile   dhe ate Penale   perfundojne ne Gjykaten e Apelit Gjirokaster.

Referuar ceshtjeve administrative te gjykuara nga Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Gjirokaster rezulton se numri me i madh i ceshtjeve vine nga  Rajoni i Rrethit Gjyqesor Sarande qe qytetaret per ceshtje administrative   shkojne deri ne Gjirokaster, por largimi i kasaj gjykate ne Lushnje  e bene te veshtire ose te pamundur  kerkimi i drejtesise per sa i perkete ceshtjeve te natyres administrative kur vete qellimi i krijimit te ketyre gjykatave ka qene gjykimi i shpejte e ketyre ceshtjeve dhe me kosto sa me te ulta. ( Nje shembull; Per gjoba te vendosura qytetareve ne shumat nga 5000 leke deri ne 100.000) leke edhe kur ato jane te padrejta nga largesia  qe krijohet nga shkuarja ne gjykate qytetaret do te heqin dore nga kerkimi i drejtesise  per vet kostot, kohen e humbur  e te tjera).

Në fakt harta e re gjyqësore, për Rajonin e  Rrethit Gjyqesor Sarande, me mbylljen  e Gjykates Sarande  dhe  dy gjykatave, (Apel dhe Shkallë e Parë Administrative Gjirokaster ) sjell ndikim negativ  tek qytetarët dhe me gjere si e kemei sqaruiar edhe me larte.

-Mbyllja e tyre, ul aksesin e qytetarëve në marrjen e këtij shërbimi. Aksesi në drejtësi lidhet me distancën qytetar-gjykatë, numrin e popullsisë në marrjen e këtij shërbimi, kostot e qytetarit në përfitim, si dhe me rritjen e cilësisë së këtij shërbimi.

Me largimin e këtyre  gjykatave rriten kostot për qytetarët dhe për institucionet publike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ne Rajonin e Rrethit Gjyqeoar Sarande  si dhe ne rrethin Gjyqesor te Gjykates Adsmnsitartive Gjirokaster  qe perfshin   Rrethin Gjyqesor Sarande, dhe ate Gjirokaster e Permet.Gjykata e Apelit Gjirokaster perfshin  Rrethin Gjyqesor Sarande dhe ate Gjirokaster dhe  ngarkesa   per keto gjykata eshte sipas ligjit  duke pare edhe shpejtesine e dhenies se drejtesise si dhe cilesine e gjykimit.

-Largesia qe krijohet me mbylljen e Gjykates Administrative Gjirokaster nga Sarande per ne Lushnje  dhe  i gjithe rajoni jugur e bene te pamundur  qe qytetari te kerkoje  nje te drejte te natyres administrative per vete koston qe krijon kjo largesi dhe automatikishte qytetaret do te heqin dore nga e drejta e cenuar per kete fakt.

-Hartimi i kësaj rezolute eshte mbeshtetur ne historikun qe e sqaruam me larte por edhe ne pervojen e meparshem, dhe aktuale. Draft harta e re gjyqësore nuk merr për bazë që sistemi gjyqësor ka qenë i organizuar edhe më parë me një gjykatë të vetme Apeli me seli në Tiranë, e cila rezultoi e deshtuar.

Modeli i tanishem eshte ngritur mbi nje studim i cili eshte akoma i dobeshem duke pare vete  terrenin gjendjen ekonomike, largesine per te shkuar ne gjykate etj   .

-Draft harta e re gjyqësore shumfishon kostot e shpenzimeve gjyqësore për:

-Qytetarët te cilët përveç pagesës së përfaqësimit në gjykim duhet të paguajnë edhe kostot e transportit dhe akomodimit të përfaqësuesit apo avokatit të tyre.

Këshilli i Bashkisë Sarande  drejtohet me kërkesat si më poshtë:

Te qendroje  Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarande  sic eshte dhe te kompletohet  me 7- 8 gjyqtare sa eshte ngarkesa sipas ligjit.

-Të rishikohet draft harta e re gjyqësore duke lënë në funksion Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë  Gjirokaster pasi ceshtjet   qe ajo trajton jane ne nje perqindje apsolute nga Rrethi Gjyqesr Sarande per vete dinamiken dhe zhvillimin  e rajonit tone si nje zone turistike me perparesi zhvillimi, ku vetem te huajte jane mbi 300 deri 500 vetem blerje banesash, fshatra turistike gjate bregdetit dhe   popullsia  eshte duke  u rritur.

Per sa i perket Gjykates se Apelit Gjirokster  ne mendojme qe te qendroje aty ku eshte, per vete  ate qe kemi shpjeguar me larte .

Harta e re gjyqësore të marrë në konsideratë interesin më të lartë të qytetarëve duke ju referuar të kaluarës, gjendjes aktuale dhe perspektivës të rajonit jugor… përfundon Rezoluta e Këshillit Bashkiak Sarandë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.