Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia

18/11/2213:22

Shperndaje:

Policia njofton se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Fier, kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

-Sabri Tahiraj, 41 vjeç, banues në Cakran, Fier. Ky shtetas gjatë intervistimit në PKK Qafë Botë, ka dhënë identitet të rremë, por si rezultat i verifikimeve dhe i veprimeve të thelluara hetimore, është bërë i mundur identifikimi i tij.

Në vitin 2019, 41-vjeçari dhe 2 shtetas të tjerë u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kreshpan”, të finalizuar nga Policia e Fierit. Me qëllim realizimin e hetimeve dhe dokumentimin e rastit me prova ligjore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi fillimisht ndaj shtetasit Sabri Tahiraj, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, u dokumentua me prova ligjore, përgjegjësia penale e 41-vjeçarit dhe Gjykata vendosi dënimin përfundimtar të tij, me 5 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Sabri Tahiraj ishte larguar në mënyrë të kundërligjshme, në drejtim të shtetit grek, me qëllim shmangien nga vuajtja e dënimit me burgim dhe është kapur nga Policia greke, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë shqiptare.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.