

Kapen 100 persona në kafe, rrugë e makina, nuk u vetëizoluan



Policia e Shtetit ka identifikuar në terren nga kontrollet mbi 100 persona që ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Italia dhe nuk janë vetëkarantinuar duke shkelur rregullat. Personat në fjalë janë gjetur në Tiranë, Durrës, Fier dhe në Shkodër në makina dhe kafene. Ata janë shoqëruar nga policia në shtëpi dhe janë këshilluar që të mos dalin, ndërsa duke filluar nga nesër do të rikontrollohen nëse janë të vetëizoluar apo jo. Mes atyre që kanë shkelur rregullat e vetëizolimit 14 ditor janë edhe gra e vajza.
“Deri në këto momente, nga ora 17:00 dhe deri tani janë identifikuar mjaft persona që kanë ardhur nga Italia në periudhën 2-javore. Në Durrës, në Tiranë, në Fier, në Shkodër janë identifikuar persona nga këto kontrolle. Dhe është një numër që i kalon 100 persona. Durrësi, Tirana, Fieri, Shkodra dhe po t’i mbledhësh të gjitha janë 100 persona që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia” tha drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj.
“Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri dhe vijnë nga zonat e kuqe nga shteti fqinj Itali, zona në izolim, duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë në shtëpitë e tyre, dhe do të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Nëse një person nuk e zbaton këtë urdhër, do të merren masa administrative siç parashikohen në nenin 35 të ligjit numër. 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive. Gjoba arrin deri në 5 qind mijë lekë të rinj’ ky ishte vendimi i marrë në datë 9 mars, por duket se nuk i ka trembur.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

PROCEDIM PENAL PËR NJË SHTETAS, DOGJI KASOLLEN E BARIUT
11/03/2023:05

Policia publikon videon: Për të garantuar rendin na ka ardhur në ndihmë edhe policia italiane
11/03/2023:05

Përfundon asfaltimi i rrugës Dërmish – Jermë, pagëzohet rruga “Anastas Angjeli” – VIDEO
11/03/2023:05

NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL OLYMPIA SARANDË
11/03/2023:05

Manjola Nikollo i përgjigjet Edi Ramës: Plazhet ua dhe barbarëve që s’të lënë as peshqirin
11/03/2023:05

64-vjeçari nga Anglia gjendet i pajetë në shtëpinë me qira në Sarandë, dyshimet e para
11/03/2023:05

Gjendet 10 ditë pas zhdukjes 61-vjeçarja në Delvinë, fatkeqësisht pa jetë
11/03/2023:05

Kumbaro, Gurma dhe Tatimet në Ksamil: Kemi ardhur t’u kujtojmë mos abuzoni me çmimet
11/03/2023:05

37-vjeçari shkon në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë
11/03/2023:05

4-vjeçarja rrëzohet nga kati i dytë, transportohet drejt spitalit në Tiranë
11/03/2023:05





Rezervime

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
11/03/2023:05

The City View Penthouse
11/03/2023:05

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
11/03/2023:05

Apartament Ionian Saranda Sea
11/03/2023:05

Vila Alvin, Apartament 1+1
11/03/2023:05
Suvenire

Suvenire nga Saranda
11/03/2023:05

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
11/03/2023:05

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
11/03/2023:05

Suvenire nga Saranda
11/03/2023:05

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
11/03/2023:05



