Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit

01/04/2517:23

Shperndaje:

Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit

 

Jorgo Kaça ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ai do të garojë nën siglën e Partisë Social Demokrate (PSD), të udhëhequr nga Tom Doshi.

 

Jorgo Kaça e cilëson këtë proces zgjedhor si një moment vendimtar për të ardhmen e zonës së Sarandës dhe premton një angazhim të palëkundur për zhvillimin e saj.

 

Jorgo Kaça shpall kandidaturën për deputet nën siglën e PSD të Tom Doshit

 

Unë qëndroj para jush me një vizion të qartë dhe një angazhim të fortë për të kontribuar për një të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëqytetarët e mi. Saranda dhe gjithë jugu i vendit janë një destinacion i njohur ndërkombëtarisht për turizmin, dhe është koha që t’i kthejmë shtëpitë tona në burim të ardhurash, duke krijuar më shumë mundësi punësimi për banorët e zonës dhe më gjerë,”shprehet ai.

 

Jorgo Kaça thekson rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe premton të jetë një zë i fuqishëm për ta në Kuvend.

 

Unë jam këtu për t’ju përfaqësuar, për të dëgjuar shqetësimet tuaja dhe për të punuar pa u lodhur për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme që na bën krenarë të gjithëve.”

 

Zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë një garë e fortë në qarkun e Vlorës, ku Saranda luan një rol kyç për shkak të rëndësisë së saj strategjike dhe turistike.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.