Jeta e saj mund të jetë në rrezik – Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO+EMRI)

16/09/249:43

Shperndaje:

 

Një 23-vjeçare shqiptare në Greqi është raportuar e humbur prej pesë ditësh në Selanik. Sipas policisë e reja Artiola Meksi me origjinë shqiptare ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.

 

Një 23-vjeçare shqiptare në Greqi është raportuar e humbur prej pesë ditësh në Selanik. Sipas policisë e reja Artiola Meksi me origjinë shqiptare ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 11 Shtator në zonë e Harilaou në Selanik.

 

 

Policia e Selaniku në një njoftim zyrtar jep të dhënat e saj duke theksuar se e reja është e gjatë 1.60 m, peshë normale, flokë të zeza dhe sy të gjelbër.

Gjithashtu në njoftim theksohet se 23-vjeçarja ishte e veshur me një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins.

Sipas një njoftimi të “Buzëqeshja e Fëmijës” mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.

“Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”, thuhet në njoftim.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ONJEA PARKET në Sarandë 𝟮𝟬-𝟯𝟬% ulje për çdo parket laminat dhe inxhinierik
Qytetarja denoncon: Bashkia Sarandë po na fut në konflikt – VIDEO
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë staf për periudhën 1 Prill – 1 Nëntor
Agjensia turistike ITA Saranda kërkon të punësojë punonjës për sezonin turistik
Rama në Sarandë: Rrugët me mozaik do të kthehen në shëtitore – Pa makina dhe pa parkim
Aktivistja e PS denoncon skemën korruptive në Ksamil: Kontrata fiktive për të mbajtur monopolin e plazheve!

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.