Ishte në kërkim për transportin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

11/06/2313:25

Shperndaje:

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi ishte i shpallur në kërkim për transportin emigrantëve të paligjshëm. Ai ishte në kërkim që prej 29 nëntorit të vitit 2022.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kishte caktuar për 25-vjeçarin, masën e sigurisë “Arrest në burg”. Në 29 nëntorit të viti të kaluar, ai ishte duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë kundrejt parave. Por, sapo ka parë policinë ka braktisur makinën me të cilën po transportonte emigrantët dhe është larguar dhe sot është arrestuar në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i
Caffe Italia Sarandë kërkon të punësojë Punonjëse pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.