Intermedica realizon antitrupat neutralizues, lidhja e tyre me vaksinat dhe sëmundjen COVID-19

30/04/2120:12

Shperndaje:


Virusi SARS-CoV-2, faktori etiologjik i sëmundjes COVID-19, është një virus me ARN dhe i takon familjes së beta-koronaviruseve. Elementet përbërës të virusit janë ARN-ja dhe Proteinat strukturale si më poshtë:
– Proteinat e membranës M
– Proteinat e mbështjelljes (E) ose të zarfit
– Proteinat e nukleokapsidit (NCP) ose Proteina N.
– Proteina Spike (S).

Mbi bazën e kësaj strukture rrjedh përgjigjja imunitare e organizmit si dhe janë ndërtuar testet diagnostikuese imunologjike.
Proteina Spike (S) përmban dy proteina strukturore: nënnjësia Spike 1 (S1) dhe nënnjësia Spike 2 (S2). Nënnjësia S1 luan rol kryesor në procedurën e penetrimit lidhës të virusit me qelizat njerëzore duke u lidhur saktësisht domeni (zona)RBD (Receptor Binding Domain) e kësaj nënnjësie S1 të Proteinës Spike, me enzimën e konvertimit të angiotensinës tipi 2 (ACE2), e cila është një proteinë transmembranore që gjendet në disa qeliza të organizmit, më shumë në mushkëri.

Ndërsa nënnjësia S2 e proteinës Spike ndërmjetëson në strukturimin e membranës (M) virale.
Sëmundja Coronavirus 2019 (Coronavirus disease 2019) ose COVID-19 është sëmundja që shkaktohet nga virusi SARS COV -2. Kjo sëmundje prek disa organe, por organi kryesor i prekur është mushkëria (shkak numri i lartë i receptorëve ACE2).

Evidentimi i prekjes virale realizohet me testim molekular PCR Real Time, ose siç quhet ndryshe tamponi, me mostra të marra rrugët nasofaringeale. Ky test është klasifikuar nga OBSH si testi i Arte per evidentimin e prekjes virale SARS-CoV-2.

Pas prekjes të organizmit nga koronavirusi dhe shkaktimit të sëmundjes COVID-19, vet organizmi fillon reagimin imunitar me prodhimin e antitrupave IgA, IgM dhe IgG kundrejt proteinave virale.

Antitrupat IgM janë ndër të parat, të cilat prodhohen (së bashku me IgA) dhe zhduken gati pas dy muajve nga shfaqja e tyre në qarkullim.
Antitrupat IgG shfaqen rreth ditës së 10-te dhe arrijnë nivelin e tyre të lartë pas tre javësh dhe quhen ndryshe antitrupat e mbijetesës dhe kujteses imunitare ,sepse këto do të na mbrojnë nga rreziku i infeksionit të përsëritur nga ky virus.

Koronavirusi SARS-CoV-2 shkakton më së shumti nxitjen e prodhimit të antitrupave IgG dhe IgM kundrejt proteinës Spike (S) dhe Nukleokapsidës (N).
Për evidentimin e antitrupave në organizëm kryhen testet imunologjike me metoda dhe analizatorë të ndryshëm.
Në fillim të pandemisë u realizua nga kompani të ndryshme, matja e antitrupave totale (IgM+IgG) kundrejt proteines të nukleokapsidës (NCP) ose Proteina N.
Prezenca në fazën e hershme në organizëm të antitrupave IgM dhe IgG dhe ne fazat me vone vetem IgG, kundrejt Nukleokapsidit ( N) tregon vetëm prekjen nga koronavirusi.
Pra, antitrupat IgM ose IgG kundrejt Nukleokapsidit ( N) nuk tregojnë zhvillimin e semundjes Covid-19 dhe as pergjigjen imunitare mbrojtese akute apo afatgjate kundrejt Covid-19.

Dmth, edhe muaj më mbrapa të jetë prezente IgG ndaj Nukleokapsidit (N) nuk tregon mbrojtje imunitare, por vetëm prekje nga virusi.
Nuk të orienton për mundësinë dhe kohën e bërjes së vaksinës.
Ky testim pati vlerë të kufizuar për arsye se nuk evidentohej prezenca e antitrupave IgM dhe IgG kundrejt proteinës spike (S), e cila siç përmendëm më lartë, është faktori etiologjik i sëmundjes COVID-19.

Pra, antitrupa IgM dhe IgG kundrejt Proteinës Spike (S) janë treguesi i përgjigjes imunitare afatshkurtër dhe afatgjatë të organizmit.
Pra, nqs ka antitrupa IgM dhe IgG tregon që organizmi jo vetëm është prekur nga koronavirusi, por dhe zhvillon sëmundjen COVID -19 (format klinike mund të jenë nga të lehta deri kërcënuese për jetën). Prezenca e IgG ndaj Proteinës Spike javë më mbrapa tregon që jo vetëm e ka kaluar COVID-19, por ka zhvilluar dhe reagim mbrojtës imunitar. Prezenca e IgG të orienton për mundësinë dhe kohën e bërjes së vaksinës.

Në mjaft individë ka prezence në të njëjtën kohë të antitrupave IgM ose IgG si ndaj Nukleokapsidit (N) dhe Proteines Spike (S).
Në të njëjtën kohë kompani të ndryshme zhvilluan teste të cilat ofruan tashmë matje të diferencuar të antitrupave IgG dhe IgM.
Një nga kompanitë që përmes kiteve të prodhuara evidenton në mënyrë të ndarë antitrupat IgG nga IgM është kompania gjermane EUROIMMUN, e cila aplikon metodën ELISA, e cila emërtohet “Golden Standard”. Kompania EUROIMMUN me testin e saj bën të mundur jo vetëm matje të veçuar të antitrupave IgG dhe IgM ndaj Nukleokapsidit (N) por, kryesorja mat dhe titrin e antitrupave IgG kundrejt proteinës Spike (S)-shkaktares se Covid-19.

Gjatë ecurisë së pandemisë dolën në dukje shumë elementë thelbësor në mekanizmin e prodhimit dhe mbrojtjes te antitrupave. Sot, nuk flitet më për një matje të antitrupave total IgG+IgM, as për matje të antitrupave IgG kundrejt Proteinës (N) të nukleokapsidës (NCP), madje, nuk flitet më dhe quhet e tejkaluar përcaktimi gjysmësasior i antitrupave IgG kundrejt proteinës Spike ( S).

Kompanitë e kanë zhvilluar teknologjinë dhe metodikën aq shumë saqë flasim për matje sasiore të antitrupave kundrejt Proteinës Spike (S) madje dhe akoma më tej: në matjen sasiore të antitrupave neutralizues (NAbs) kundrejt proteinës Spike, specifikisht kundrejt domenit ose zonës RBD të nënnjësisë S1 te proteines Spike.
Proteina Spike (S) nxit prodhimin e antitrupave me veti neutralizuese (NAbs) kundrejt virusit, të cilat sapo prodhohen pengojnë penetrimin e virusit në qelizën njerëzore. Pra, antitrupat IgG prodhohen në mënyrë specifike kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1 te Proteines Spike, duke penguar lidhjen e këtyre receptorëve me Enzimën e Konvertimit të Angiotensinës II (ACEII). Prandaj këto antitrupa quhen të lidhura me instalimin e imunitetit mbrojtës në personat që e kanë kaluar COVID19 si dhe në personat që janë vaksinuar.

Pra dhe vaksina vetë, në mekanizmin e nxitjes imunitare në prodhimin e antitrupave neutralizues kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1 (Anti SARS CoV-2 NAbs/ S1/ RBD).
Kjo metodë e matjes së këtyre antitrupave neutralizues imiton veprimin sekuencial midis zonës lidhëse të receptorit RBD të nënjësisë S1 të proteinës Spike të koronavirusit SARS CoV -2 me penetrimin e tij në qelizat njerëzore të mbartësit.

Metoda e mësipërme e matjes së antitrupave neutralizues me titër sasior realizohet nga kopmania EUROIMMUN, e cila mund të quhet kompania lider në botë me teknologjinë dhe testet e saj. Testi quhet QuantiVac.

Konkluzion: Vlerësimi i shkalles se mbrojtjes imunitare në të sëmurët që kanë kaluar COVID-19 si dhe shkallën e përgjigjes dhe mbrojtjes imunitare në individët e vaksinuar me vaksina te kujtdo kompanie realizohet përmes matjes sasiore të antitrupave neutralizues IgG kundrejt zonës RBD të nënnjësisë S1, të proteinës Spike (S1). Gjithashtu ky test ka një vlerë të pazëvendësueshme në ndjekjen e dinamikës kohore të mbrojtjes imunitare në individët që kanë kaluar COVID-19 ose janë vaksinuar.
Kjo eshte metoda me moderne dhe me e fundit.

Pikerisht Laboratori INTERMEDICA realizon matjen sasiore te Antitrupave Neutralizues me aparaturat dhe testet e kompanise Euroimmun.

MBROJTJA QELIZORE
Organizmi I njeriut nuk ka vetëm mbrojtje dhe përgjigje imunitare me antitrupa kundrejt COVID-19 ose vaksinimit, por ka dhe mbrojtje qelozore te Limfociteve T ndaj COVID-19 dhe vaksinimit. Realizohet nëpërmjet matjes së Gamma Interferonit me metodën IGRA ELISA (Interferon Gamma Releasing Assay) te kompanisë Euroimmun. Edhe kjo metodë mjaft speciale realizohet nga INTERMEDICA.
Koment:
Gamma Interferoni prodhohet vetëm ne qelizat limfocitare T kur ndodh një agresion viral, ndryshe nga Alpha dhe Betta qe prodhohen dhe nga qeliza te tjera humane.
Testimi i Gamma Interferonit (IGRA) kryhet për të vlerësuar reagimin e qelizave Limfocitare T gjatë kontaktit me koronavirusin SARS-CoV-2 ( RBD/S1).
Rekomandohet në individë që e kanë kaluar COVID-19 ose janë vaksinuar dhe në individë të cilët nuk kane shfaqur një titër të konsiderueshëm antitrupash IgG për të qenë të mbrojtur pas kalimit të COVID-19 ose vaksinimit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.