Intermedica gati për të nisur testet serologjike: Përgjigjet dalin brenda ditës

20/07/2011:41

Shperndaje:


.
Intermedica është një nga klinikat që do të bëjë të mundur analizat serologjike për të kuptuar nëse një person e ka kaluar apo jo koronavirusin.
Në një intervistë për ‘Report TV’ Vasil Llajo, titullar i ‘Intermedica’, thotë se kjo klinikë do të bashkëpunojë me dy kompani më të mëdhatë në tregun botëror, që janë ‘Euroimun’ dhe ‘ROSH’, për të bërë teste serologjike. Ai thotë se për tre ditë do të nisin të bëhen analizat serologjike pasi pritet konfirmimi i Qendrës Kombëtare, ndërsa përgjigjet për individët do të dalin brenda ditës.
Përveç kuriozitetit personal, Llajo thotë se përgjigjet vlejnë edhe për studime, për të bashkërenduar punën edhe me OBSH-në, ndërkohë që po përgatitet një vaksinë me antikorpet, të cilat vërtetohen ose jo nëse janë në trup vetëm nëpermjet testeve serologjike.

“Jemi licensuar për të bërë analizat serologjike. Pasi ka kaluar një periudhë e caktuar kohe e koronavirusit në vendin tonë është e vlefshëm analiza serologjike sepse kiti i antikorpeve në organizëm është i mundur të dallojë infektimin. Pra nëse janë prekur apo jo nga koronavirusi, qoftë me shanja ose pa shenja,”-deklaron fillimisht Llajo.

Laboratori i Intermedica-s i ofron sipas standarteve analizat?

‘Ka mjaft laboratore në Tiranë që i plotësojnë standartat e nevojshme për të bërë testet serologjike. Kushte thelbësore për të vlerësuar cilësinë e një laboratori, përveç isos 9001 është edhe iso 15189, të cilët laboratori i Intermedica e ka këtë akreditim dhe si të tillë mund të bëjë analizat. Në këto momente presim nga Kombëtare e Regjistrimeve të barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, që të najapi lejen për të filluar kryerjen e testeve, pasi rregulli është si në botë është që çdo medikament apo pasijsje mjekësore duhet të regjistrohet në qendër. Ky është një hap zyrtar shumë i nevojshëm për të bërë filtrin e cilësisë së kiteve që do të hyjnë në Shqipëri. Ky është edhe filtri i parë.

Intermedica do të bëjë analiza me dy kompani që janë më të mëdhatë në tregun botëror, që janë euroimun dhe tjera kompania RROSH. Certifikatat e tyra do të filtrohen nga qendra kombëtare dhe nga licensimi do të bëhen këto analiza.

Ne kemi dorëzuar në mëngjes dosjen për të marë numrin e protokollit dhe për të marrë licensimin e nevojshëm. Për dy tre ditë do zgjidhet dhe do të bëhen më pas testet. Duhen kaluar nga disa specialsitë të qendrës kombëtare dhe mirë bëjnë sepse i bie që cedo laborator të sjellë kite të pakontrolluara.’

Si bëhet analiza serologjike?

“Kjo është një analizë gjaku që merret në mënyrën e zakonshme në montimin e një vene. Meret gjaku pasi përpundohet kalohet në analizator dhe aty me metodat tona nxjerrim rezultatin. Rezultatoi është prania ose jo anti korpeve në organizëm, që tregon nëse kemi qenë të prekur ose jo nga koronavirusi.

Rezultati i steve do të dalë brenda ditës. Rezultati vlen jo vetëm për studimin epidiomologjik të popullatës, jo vetëm për të nxjerrë merakun e popullatës, por mbi të gjitha për të bërë një studim të personave të prekur që do të jenë pozitiv apo negativ. Një nga metodat e trajtimit të COVID është trajtimi me plasë të personave të cilët kanë filtër të lartë të anti korpeve, pra ata që e kanë kaluar. Universiteti i Oxfordit thotë se ndoshta në shtator do të aplikojë vaksinën që ka dy mekanizma veoprimi. 1 nëpërmjet rritjes së anti korpeve dhe e dyta nëpërmjet stimulimit të lifonciteve T.”

Kush duhet ta bëjë analizën serologjike?

“Duhet ta bëjnë ata të cilët mendojnë se kanë patur një klinikë për COVID. E dyta janë personat e kontaktit, policët, ata që kanë qenë në shkolla. Pra ata që kanë patur kontakte me të prekur. Por analiza serologjike nuk vlen për të dalë jashtë vendit.

Analiza serologjike do të vlejë për studimin statistikor, është mëse i nevojshëm për pandeminë, për të nxjerrë informacione për instituti i shëndetit publik e deri në studimet që bën OBSH, për të patur një strategji të mëvonshme sepse thuhet nga vjeshta do të ketë ripërsëritje të kësaj pandemie.” /Shqiptarja.com


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.