Intermedica ekzaminime me çmime simbolike për Policinë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë

30/01/2212:47

Shperndaje:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano nënshkruan një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, në favor të punonjësve të Policisë, familjarëve të tyre dhe familjarëve të të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.

Policia e Shtetit, pas marrëveshjes për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë, ka firmosur një tjetër marrëveshje me administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, z. Thoma Vasili.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi konsiston në ofrimin e ekzaminimeve mjekësore me çmime të reduktuara, për punonjësit e Policisë së Shtetit, familjarët e tyre dhe familjarët e të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ka falënderuar z. Thoma Vasili, për mundësinë që i është dhënë punonjësve të organizatës që ai drejton, duke u ofruar atyre tarifa të reduktuara për analiza dhe ekzaminime të ndryshme mjekësore.

Administratori Thoma Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web të videos për mungesë uji
Polici hero i Fierit, ish student ekselent i Universitetit të Strugës
Appetite Restaurant në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Sanitare
Orë tmerri në Livinë – flakët rrezikojnë banesat, banorët evakuohen mes panikut
Bora Bora Beach Bar në Ksamil kërkon Barmen koktejesh. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.