India reagon në lidhje me komentet e personave dhe entiteteve të huaja për protestat e fermerëve

05/02/2111:09

Shperndaje:


Deklarata për shtyp e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë në lidhje me komentet e fundit të personave dhe entiteteve të huaja në lidhje me protestat e fermerëve.
Parlamenti i Indisë, pas një debati dhe diskutimi të plotë, ka miratuar një legjislacion reformues në sektorin e bujqësisë. Këto reforma rrisin aksesin në treg dhe u kanë dhënë fermerëve më shumë fleksibilitet. Ato gjithashtu hapin rrugën për një bujqësi të qëndrueshme nga pikëpamja ekonomike dhe ekologjike.
Një pjesë e vogël e fermerëve në Indi kanë disa rezerva në lidhje me këto reforma. Duke respektuar ndjenjat e protestuesve, Qeveria e Indisë nisi një sërë diskutimesh me përfaqësuesit e tyre. Ministrat e Unionit kanë marrë pjesë në negociata, dhe janë zhvilluar tashmë njëmbëdhjetë raunde bisedimesh. Qeveria madje ka ofruar të mbajë ligjet në pritje, një ofertë e përsëritur nga kryeministri i Indisë.

Megjithatë, është për të ardhur keq kur vëmë re grupe të ndryshme interesi që përpiqen t’i përdorin këto protesta duke i larguar ato nga qëllimi fillestar. Kjo u provua dhe u duk hapur në datën 26 Janar, Dita e Republikës së Indisë. Festimet për inaugurimin e Kushtetutës Indiane, një përkujtim kombëtar, u përdhosën dhe në kryeqytetin Indian pati akte të dhunës dhe vandalizmit.

Disa nga këto grupe interesi gjithashtu janë përpjekur të mobilizojnë mbështetjen ndërkombëtare kundër Indisë. Të nxitur nga elementë të tillë margjinalë, statujat e Mahatma Gandit janë përdhosur në disa pjesë të botës. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese për Indinë dhe për gjithë shoqërinë e civilizuar.

Forcat policore indiane i kanë menaxhuar këto protesta me vetëpërmbajtje maksimale. Mund të shihet se si qindra burra dhe gra punonjës policie, u sulmuan fizikisht dhe, në disa raste, u goditën me thika duke u plagosur rëndë.

Këto protesta duhet të shihen në kontekstin e etikës dhe politikës demokratike të Indisë, si dhe në përpjekjet e qeverisë dhe grupeve të fermerëve në fjalë, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Përpara se të nxitojmë të komentojmë çështje të tilla, ne do t’ju bënim thirrje që të konstatohen faktet për të krijuar perceptimin e duhur të problemeve në fjalë. Tundimi i hashtag-ëve dhe komenteve senzacionale në rrjetet sociale, veçanërisht kur promovohen nga persona të famshëm dhe të tjerë, nuk është as korrekt dhe as i përgjegjshëm.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.