Ilir Beqja: T’ju japim familjeve të varfra smartfonë. Prioriteti ynë duhet të jetë teknologjia

30/04/2010:40

Shperndaje:


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është në qëndër të deklaratave politike, pas propozimit të tij për të ulur paga e pensione, e në këtë mënyrë sipas tij, do të arrihej të përballohej kriza ekonomike pas COVID-19. Sot, Beqja u sqarua duke thënë se deklarata e tij kishte në fokus pensionin e Petrit Vasilit, ndërsa bëri thirrje për një tjetër akt që qeveria duhet ta ndërmarrë sa më shpejt. Ish-ministri propozoi që të gjitha familjeve të varfra t’ju jepet smartfonë, që të kenë akses në teknologji.

DEKLARATA E BEQJES NË KUVEND: 

Ka dy ndërhyrje të shpejta të bëra për të mbështetur biznesin, sepse qeveria insistoi te banka e Shqipërisë, por do sugjeroja që BSH të shohë pak më gjerë në horizont. Ngrirja e dy kësteve është lehtësi për bankën dhe jo për biznesin. Biznesi edhe kur të rihapet do të jetë në vështirësi. Bankat treguan se ishin të papërgatitura. Sa shumë paskemi pas nevojë për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe u provua se mazhoranca e Edi Ramës ka bërë një investim në teknologjinë e informacionit.

Sa më shumë ecim në këtë drejtim dhe ja ku u provua se sa largpamës ka qenë ai vendim dhe sa të efektshme këto vendime. Por po evidentojmë një kontradiktë të re. Po na krijohet një barrierë digjitale me një grup të ri të shoqërisë. Universaliteti në teknologjinë e informacionit duhet të jetë një prioritet i ri. Ti japim familjeve të varfëra edhe smartfonin, siç i dhamë dekoderin për TVSH.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Fast Food Kasandro ofron vende pune vjetor dhe sezonal. Ofrohet akomodim
Bistro Lounge BANKA kërkon Punonjës/e Kuzhine për mëngjeset dhe Banakier/e. Me Akomodim
Restorant ARI në Shëtitore kërkon të punësojë Pjatalarës/e
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.