IGJEUM ngre alarmin për përmbytje: Deri më 11 janar priten reshje intensive, rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenj

06/01/2112:10

Shperndaje:


Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) paralajmëron një mot të keq në javën në vijim dhe rrezik për përmbytje.
IGJEUM njofton se priten prurje të rrezikshme në lumenjtë e vendit.
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin.
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.

Sa i përket ditës së sotme dhe për nesër IGJEUM njofton se priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Jepet me qira ambient për biznes në Ksamil
Oltion Çaçi: Kemi ndaluar qarkullimin e patinave elektrike në Bulevard – VIDEO
Oltion Çaçi: Nuk kam ardhur në Sarandë për të vjedhur – VIDEO
Dyqan suveniresh në rrugën Butrinti në Sarandë kërkon të punësojë Shitës/e
Aksidenti në Fterrë – Humb jetën punonjësi i Policisë, 2 të tjerë në gjendje të rëndë
Automjeti del nga rruga në Fterrë, humb jetën punonjësi i Policisë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.