Identifikohet trupi i gjetur në Kllogjer. Bariu kishte 3 muaj i humbur

16/11/239:40

Shperndaje:

Identifikohet personi i gjetur diten e djeshme në Kllogjer. Adnant Jaupi është 53 vjeçari nga Elbasani trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.

53 vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. 53 vjeçari Adnant Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur.

Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja.

Vendi ku u gjet trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar por i pa groposur u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi.

Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale. Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon kushtet te stacioni i autobusave te “9 Tetori”: Presin në diell dhe në shi
Gastro House Pizza në Sarandë – Porosit në Digital City ose Wolt
Policia publikon suksesin: Ka arrestuar 2 persona në Qafë Botë, u kapën me një boçe
Për vete nuk kursehen: 1,300 euro një karrige deputeti, 400,000 euro për udhëtime dhe 250,000 për karburant
Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Bukëpjekës (Furxhi)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.