Identifikohet 38-vjeçari nga Delvina që tentoi të grabiste një bankë dhe u plagos

01/08/2311:57

Shperndaje:

Një 38-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë. Ai eshte Elton Zoto, 38 vjec nga Delvina.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Palamidi në Colonos të Greqisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë.

Mësohet se i arrestuari po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, në një dyqan të Bankës në zonën e Omonias, një punonjës i Bankës ka aktivizuar alarmin për një grabitje.

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës në momentin e grabitjes së bashku me përgjegjësin e sigurisë së bankës, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë së ekipit të DI.AS, si dhe një makinë patrulluese e Veprimit të Menjëhershëm. Autori, tek i cili u gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Në vendngjarje po kalonte një autoambulancë private, e cila u ndalua nga policia për të marrë autorin, i cili u dërgua në G.N.A.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Greek Grill MERAKI kërkon Kamarier/e, Motorist dhe Specialist Fast Food-i
Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Punësim vjetor, e Diela pushim
Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë: “Vij si biri juaj, jo mysafir” 
77-vjeçari përplas me zetor këmbësoren dhe largohet, prangoset nga Policia
SPORT VISION ALBANIA kërkon të punësojë Shitëse në dyqanin e ri në Sarandë
TRIMAX DENT SARANDE

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.