I zhdukur prej 1 muaji, babai flet në emisionin “Pa gjurmë”: Ja për çfarë dyshoj

20/01/2219:09

Shperndaje:

Fatjon Doda, 22-vjeçari nga fshati Shëndëlli në Konispol, rezulton ende i zhdukur, ndërsa stafi i programit realizoi një lidhje telefonike me babain Ndrec Doda, i cili tha se i biri kishte bërë telefonatën e fundit me të vëllanë nga Ksamili. I ati ngre dyshimet se Fatjoni ndodhet në një burg të Greqisë, pasi kishte një dënim të papërfunduar në këtë shtet. 22-vjecari ishte dënuar me 6 vite burg heqje lirie me akuzën për ’shpërndarje të lëndëve narkotike’

VIDEO NË YOUTUBE https://youtu.be/a6xcMdxvxS8

’Kemi informacione se djali ka kaluar ilegalisht kufirin në Greqi. Fatjoni  ka qenë në qytetin e Sarandës, tek motra e tij dhe i ka thënë se  do shkonte deri në Ksamil për të takuar disa shokë, që ne nuk i njohim. Atë ditë që është zhdukur ka qenë në Ksamil dhe ka komunikuar me djalin tjetër pasditen e 14 dhjetorit. Dyshoj se ndodhet në një burg të Korfuzit, por unë vetë s’kam mundësi të shkoj atje se jam i paralizuar. Nëse është kapur në Greqi, ai ka përfunduar pas hekurave pasi ka patur për të bërë edhe tre vite të tjera dënim.. Djali im është dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike me 6 vite. 3 prej të cilave i kreu në izolim, ndërsa të tjerat i kishte detyrim paraqitje, por u arratis dhe u kthye në Shqipëri’. /SHQIPTARJA.COM


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pasticeri Bleta hap filialin e saj më të ri në Sarandë dhe kërkon të zgjerojë stafin
Restorant Gur&Zjarr në Ksamil kërkon Nd. Kuzhiniere, Sallatjere dhe Pjatalarëse. Me akomodim
Reagojnë banorët e Nivicës: Bashkia Sarandë ka shkelur ligjin dhe dinjitetin qytetar
Reagon Kledian Llaho pas shkarkimit: Më hoqën se nuk duruan vlerat e mia, por nuk mund të më heqin dinjitetin
Mundësi të reja punësimi në Parkun Kombëtar të Butrintit
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.