I dehur në biçikletë, rrëzohet dhe mbetet pa ndjenja në tokë

02/04/2520:43

Shperndaje:

I dehur në biçikletë, rrëzohet dhe mbetet pa ndjenja në tokë

 

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit të Spitalit në Sarandë, ku një person që udhëtonte me biçikletë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, duke mbetur pa ndjenja në tokë.

 

 

Ngjarja ka shkaktuar panik te kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë Policinë dhe Urgjencën e Spitalit. Pas mbërritjes në vendngjarje, ambulanca e ka transportuar të plagosurin në spital, ku ai është përmendur pas dhënies së ndihmës së parë.

 

Sipas burimeve nga spitali, 39-vjeçari i aksidentuar ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po heton rrethanat e sakta të ngjarjes.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e
Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.