Horoskopi, e hënë 19 shtator 2016

18/09/1621:58

Shperndaje:


Horoskopi, e hënë 19 shtator 2016
Dashi
Do të keni nevojë të bëni një sqarim në punë, pasi ka diçka që nuk ju lë të qetë, ndaj mundohuni që të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë, në mënyrë që ta ndryshoni. Do ndiheni mirë nga ana fizike dhe do doni të dilni dhe të merreni me aktivitet fizik. Megjithatë gjeni mënyrën që partneri të ndihet më shumë i pranishëm në jetën tuaj.
Demi
Do të tregoni shumë kurajo në punë dhe dita do të jetë e mbushur plot me kënaqësi. Partneri/ja juaj do jetë krenar për ju dhe do ju përgatisë një surprizë vërtetë të këndshme. Dita do të jetë e mrekullueshme dhe do të mbyllet më së miri nën shoqërinë e miqve tuaj të zemrës.
Binjakët
E hëna është gjithmonë një traumë për ju, pasi zakonisht argëtoheni gjatë fundjavës, por me nisjen e javës së re, gjërat ju duken të komplikuara. Do të jeni më të lodhur se zakonisht dhe kthimi në punë do ju duket një torturë e vërtetë. Situata do të përmirësohet ndjeshëm në momentin që do të takoni një njeri vërtetë special për ju, i cili do ju kthejë humorin e mirë. Situata ekonomike do të marrë një kthesë pozitive.
Gaforrja
Një mundësi e mirë në dashuri do të shfaqet para jush këtë mëngjes, kur as nuk e prisni, duke ju dhuruar emocione të shumta. Në punë do e keni kokën mes reve, ndaj mundohuni të mos merrni përgjegjësi shtesë, në mënyrë që të mos gaboni. Mos u shqetësoni për situatën ekonomike, pasi nga e hëna do të vijë drejt përmirësimit.
Luani
Do të ndiheni sikur jeni nën testim, pasi disa situatat në punë do të komplikohen ndjeshëm, ndaj do të duhet më shumë inteligjencë për t’ia dalë mbanë. Nuk do të jetë një moment i mirë as në raportin në çift, i cili do të jetë i mbushur me tensione. Mundohuni të krijoni një situatë romantike, në mënyrë që të gjeni disi qetësinë.
Virgjëresha
Dita juaj mund të jetë e mbushur me pengesa të cilat duhet ti kaloni, por në fund gjithçka do të shkojë në drejtimin e duhur. Mundohuni të vini pak rregull në jetën tuaj private, pasi ka shumë konfuzion dhe kjo gjë do të ndikojë edhe në përmirësimin e humorit tuaj. Mos e lini në mes një projekt të rëndësishëm në punë, pasi e hëna pritet të sjellë rezultate pozitive.
Peshorja
Dita do të nisë në mënyrë frenetike. Duhet të zgjidhni një çështje e cila do të kërkojë përqendrimin tuaj maksimal, në mënyrë që të mos bëni gabime që do ju kushtojnë shumë. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur, por të kënaqur nga ajo që keni bërë. Sa i përket dashurisë, mundohuni të mbani më shumë parasysh nevojat e personit që keni pranë, pasi në të kundërt rrezikoni raportin.
Akrepi
Do të ndiheni të rënë moralisht, për shkak se së fundmi gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ju do të donit. Mundohuni të përmirësoni disi humorin, pasi së shpejti ju presin rezultate pozitive. Dita në punë do të jetë mjaft e ngarkuar, por e dobishme. Gjatë pasdites do të keni mundësi që të kaloni kohë me personin që doni, gjë që do ju ndihmojë të përmirësoni raportin e prekur nga kriza.
Shigjetari
Do t’iu duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, i cili do të rezultojë mjaft pozitiv për karrierën tuaj. Këshillohet që t’i mbani mirë parasysh pasojat e zgjedhjes tuaj, para se të merrni vendimin. Shmangni marrjen përsipër të rreziqeve të kota, pasi rrezikoni të dështoni. Situata financiare nuk është në momentet më të mira, ndaj bëni kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
Kjo e hënë do të garantojë pafund emocione pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Në punë do të arrini të merrni frytet të cilat i prisnit prej kohësh. Sa i takon fushës së ndjenjave, ata që janë vetëm mund të kenë një takim interesant i cili do të ndryshojë jetën e tyre. Kjo është dita e duhur për të kaluar disa orë në shoqërinë e familjes, të cilën e keni lënë pas dore për shkak të punëve të shumta.
Ujori
Dita do të jetë e mbushur me ulje ngritje, por gjithsesi nuk do të jetë tërësisht negative. Momenti më i mirë do të jetë gjatë pasdites, kur do të keni një vizitë të papritur nga një i afërmi juaj, i cili do ju japë një lajm që do ju lumturojë pa masë. Shëndeti paraqitet i mirë, por këshillohet që të bëni më shumë kujdes me peshën, pasi rrezikoni të shtoni shumë. Dashuria paraqitet kryesisht pozitive.
Peshqit
Do të zgjoheni me humor të keq, për shkak të zhvillimeve të fundit negative. Këshillohet që të mos e humbni kurajën, por mbështetuni tek familja. Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj, të cilin e keni lënë pas dore. Gjatë kësaj të hëne mundohuni të shmangni investimet financiare, pasi rrezikoni që të humbni shumë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BURGER KING® Sarandë kërkon STAF RESTORANTI / Punonjës në Kuzhinë
Deputeti Niko Kuri: Zgjedhjet për kryetarin e MEGA do të zhvillohen më 23 Nëntor
MEGA reagon pas zhvillimeve të fundit: Të respektohet statuti, s’ka zgjedhje në 23 Nëntor
Bashkia Sarandë gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe këshilltarët – VIDEO
BURGER KING kërkon të punësojë Asistent Menaxher  dhe Pergjegjës Turni
Greqi plan masash për të mbështetur të rinjtë dhe të papunët

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.