Hidhet me kokë te burimi i Syrit të Kaltër, transportohet me helikopter drejt Tiranës

13/08/2420:45

Shperndaje:

Hidhet me kokë tek “Syri i Kaltër” pushuesi i plagosur niset me helikopter drejt Tiranës

 

Një pushues nga Tirana ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike tek “Syri i Kaltër”.

 

28 – vjeçari A.  Dauti, nga Tirana, i ndodhur me pushime në Sarandë ka preferuar që sot të shkonte në “Syrin e Kaltër”.

28 – vjeçari është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke çarë kështu skalpin e kokës.

 

Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.