Reklamë I Love Orange

Heqja e TVSH-së jahteve, Klosi: Nuk favorizon luksin, por zhvillon ekonominë


Ministri i Turizmin, Blendi Klosi ka folur për heqjen e TVSH së jahteve Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”” duke e cilësuar këtë jo favorizim të luksit, por krijimin e një ekonomie që në vendin tonë mungon.
Klosi tha se kjo industri mungon në vendin tonë dhe me lehtësimet fiskale i hapet mundësia bizneseve të investojnë këtu duke gjeneruar para dhe vende të reja punë që do i shërbejnë ekonomisë. Kjo nuk është politikë as e majtë dhe as e djathtë por është ekonomi tha Klosi.

“Debatin që bëni sot për jahtet e keni bërë për agro-turizmin, për hoteleritë dhe tashmë për industrinë e jahteve. Nuk ka asnjë humbje në buxhetin e shteti pasi kjo industri nuk ekziston tek ne.
Me këtë ne synojmë të ngremë këtë industri dhe të bëhemi konkret me fqinjët tanë. Na duhet një paketë lehtësirash fiskale në mënyrë që të Shqipëri të gjendet vend për ngritjen e një industrie të detit, që do të hapë vende të reja pune. Në Shqipëri kemi pothuajse zero për jahtet dhe punësimin në to.
Do të krijojmë një flotë me flamurin e saj me jahte që janë evropiane që kërkojnë të ç’doganohen në Shqipëri dhe për këtë duhet të ngremë një politikë të re për ngritjen e një industrie të re.
Me këtë projektligj që këtë vit do të marrim frytet e para të një ekonomie të munguar në Shqipëri. Kjo nuk është politikë as e majtë dhe as e djathtë por është ekonomi”
, tha Klosi.

VIDEO https://youtu.be/2rpbjGZvT1c

https://youtu.be/2rpbjGZvT1c

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

Parashikimi i motit, të premten në Sarandë mbi 100 litra shi për metër katror. Mbrojtja Civile ngre alarm

25 Nëntor 2026 20:23
U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

U arrestua nga Policia me bujë të madhe, por e kishte vuajtur dënimin. Gjykata: Të na falësh, kemi ngatërruar dosjen

25 Nëntor 2026 19:18
Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

Jetëgjatësia është tek këmbët, ja ushqimet që ndihmojnë muskujt dhe kockat

25 Nëntor 2026 18:35
Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

Nesër autobusët nisin punën në orën 08:00 në të gjithë vendin, kundërshtohet rritja e TVSH-së

25 Nëntor 2026 17:14
Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

Tregu i fruta-perimeve në Sarandë jashtë çdo standardi, në shi pikon çatia dhe në verë bëhet furrë

25 Nëntor 2026 15:07
Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

Shpërthim në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia kërkon 2 persona. Kryebashkiaku: Larje hesapesh

24 Nëntor 2026 10:24