Hari Imeri i kundërpërgjigjet Qilimit: Investimi për ujin kredi, jo dhuratë e Ramës

12/09/2010:01

Shperndaje:


Pas reagimit të djeshëm të kryetares së bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi, e cila në krye të replikës së saj shkruante se replikonte ” nërespekt të kujdesit që ka treguar dhe po tregon qeveria Rama për qytetin e Delvinës”, ditën e sotme ka ardhur kundërpëgjigjia e kryetarit të Partisë Demokratike Delvinë Hari Imeri, i cili shkruan:
E nderuar kryetare e Bashkisë Delvinë znj.Majlinda Qilimi!

Në respekt të pozicionit tuaj, i cili është sa privilegj po kaq edhe përgjegjësi.
Në respekt të atyre punonjësve të cilët me përkushtim dhe seriozitet ju shërbejnë qytetarëve.
Dhe mbi të gjitha në respekt të qytetarëve delvinjot ,po ju vë në dukje se në asnjë rresht apo gërm të qëndrimit tim, të diktuar nga reagimi i qytetarëve nuk ka dizinformim, ju këshilloj ta lexoni sërish me qetësi, duke shmangur çdo emocion që mund të çlirohet nga rrethanat apo bindjet politke.
Nëse do ta lexoni reagimin e qytetarëve shprehur në qëndrimin tim, duke e ballafaquar atë me realitetin ,do të dilni e bindur pa asnjë dyshim se askund në qëndrimin tim nuk ka akuza të tipit:
“Abuzim me taskat e qytetarëve”

-Së pari, do të vëreni që theksoj se taksapaguesit delvinjot përderisa paguajnë taksën e pastrimit meritojnë një shërbim në kushtet ku bizneset e tyre po disfavorizohen nga punimet pa standart, dhe këshilla ime për një zgjidhje alternative duhet të ishte vlerësuar maksimalisht nga ju, pasi ajo nuk presupozon të sillni ndonjë degëzim të lumit Nil në Delvinë, por një botë me ujë në dizpozicion të tyre gjatë ditës, si një mundësi për të eleminuar pluhurin që po dëmton produktet e tyre, pra një zgjidhje që nuk kërkon shpenzime të madha.

-Së dyti, kërkova prej autoritetit tuaj që me kompetencë dhe tagër ligjor ti vendosni para përgjegjësisë dhe ti kërkoni standarte të larta gjatë zbatimit të punimeve, orientim të trafikut dhe cilësi materialesh.

-Së treti fondi i miratuar nga Banka gjermane KfW ,firmosur nga dy paraardhësit tuaj, vjenë në formën e një kredie që do të paguhet nga qytetarët delvinjot sikurse shprehet edhe në videon më sipër, dhe jo nga buxheti i qeverisë Rama.
Dhe duke qënë se ata do ta paguajnë nga xhepi i tyre, kanë dhe kemi të drejtë të gjithë ne që kemi zgjedhur ta jetojmë jetën tonë në Delvinë, që të njihemi me veprën e marrjes dhe rezultatin e pasqyruar në analiza se uji rezulton i pijshëm për konsumatorët.
Pra reagimi nga qytetarët vjenë shumë serioz dhe i ndjeshëm, sepse bëhet fjalë për elementin kryesorë pa të cilin jetesa nuk ka zhvillim!

-Së katërti, lidhur me qeverisjen Rama mendoj se e tepëroni kur thoni se i ka shërbyer Delvinës. Në keto 2 legjislatura, në subkoshiencën tuaj dhe të çdo qytetari e dini dhe e dijmë mirë se çfarë politika zhvillimi ka ndjekur ai për Delvinën dhe delvinjotët, asgjë më shumë se shuarjen e emrit të madh DELVINË…

https://youtu.be/CLRfUQbSm94


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.