Gruaja dhunon dhe dëbon burrin nga shtëpia, motra denoncon zhdukjen e vëllait
Luan Mançe, 50-vjeçari rezulton i humbur prej 6 muajsh. Babai i dy djemve doli nga shtëpia në fshatin Mazhan të Përmetit gushtin e vitit 2021 dhe nuk u kthye më. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, Refide Paja, motra e të humburit bën apel për ndihmë duke folur për dyshimet që ka për humbjen e të vëllait. Ajo rrëfen se Luani është keqtrajtuar nga bashkëshortja dhe dy djemtë e rritur.
Refide Paja, motra e te humburit, hedh dyshimet se e shoqja ka gisht në zhdukjen e 50-vjeçarit, pasi e kishte mbajtur të fshehur për disa muaj largimin e tij nga banesa. Sipas saj, Lindita Mançe bashkëshortja e Luanit e denoncoi në polici si të humbur në shtator të 2021 dhe nëse do kishte bërë më herët Luani do ishte gjetur.
Më 25 shtator bashkëshortja e vëllait Lindita kishte shkuar në polici për të bërë denoncimin për zhdukjen e tij. Por unë për këtë kam dyshimet e mia. Ajo na kishte gënjyer gjithë atë kohë, duke na e mbajtur të fshehur largimin e vëllait tonë. Kur e pyesnim ajo shprehej se Luani punonte si çoban në Delvinë, ndërkohë që ai rezultonte i humbur’-shprehet e motra.
Luan Mançe u larguar nga shtëpia fillimin e gushtit e vitit 2021 pas konflikteve të vazhdueshme në familje. Sipas motrës, ai është dhunuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij të rritur dhe më pas është dëbuar nga banesa.
Vëllai na ka thënë se është dhunuar shumë herë nga bashkëshortja e tij dhe dy djemtë që i ka të rritur. Ne nuk kishim marrëdhënie me familjen e vëllait, pasi ata nuk e trajtonin mirë. Nusja nuk e trajtonte siç duhej, e linte edhe pa bukë. Luani ka dy djem 20 dhe 21 vjeç, unë nuk e di nëse ata e kërkojnë sot. Nuk e besoj se kanë interes të gjejnë babain e tyre, sepse po ta donin nuk do ta dëbonin nga shtëpia’- vazhdoi bisedën motra në studio
Dy muaj pas zhdukjes, u mësua nga uniformat blu te Përmetit se më datë 9 gusht të 2021 Luan Mançe ishte parë në fshatit Kopaçez të Delvinës. Ai ishte në një gjendje të rënduar psikologjike dhe kishte sjellë probleme në fshat, për të cilin kryeplaku i zonës, Fejzo Duka kishte njoftuar policinë.
Ky person që po kërkoni në Report Tv ka qenë në fshatin tonë në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe shqetësonte banorët. Unë kam njoftuar policinë dhe ata e kanë dërguar në qendrën shëndetësore për të marr trajtim mjekësor. Ky person nuk ishte shpallur i humbur në atë kohë nga familja, për këtë arsye ishte lënë i lire”- tha dëshmitari Fejzo Duka
Gjurmët e fundit të 50-vjecarit Luan Mançe nga Përmeti janë në Delvinë, ku sipas procesverbalit të mbajtur më 9 gusht të vitit 2021 në policinë e Delvinës, ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe pas verifikimit është lënë i lirë. Nga ai moment nuk dihet asgjë për fatin tij. SHQIPTARJA.COM
VIDEO në youtube https://youtu.be/cmTPXV8VkB4
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
25/01/2218:03
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
25/01/2218:03
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
25/01/2218:03
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
25/01/2218:03
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
25/01/2218:03
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
25/01/2218:03
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
25/01/2218:03
SYRI I KALTER
25/01/2218:03
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
25/01/2218:03
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
25/01/2218:03
Rezervime
Apartamenti 4 – Vila Stupende
25/01/2218:03
Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
25/01/2218:03
Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
25/01/2218:03
City Glow – Apartament me 2 dhoma
25/01/2218:03
Dhoma teke në Hotel Mesopotami
25/01/2218:03
Suvenire
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
25/01/2218:03
Suvenire nga Saranda
25/01/2218:03
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
25/01/2218:03
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
25/01/2218:03
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
25/01/2218:03