Gjoba për mosdorëzimin e DIVA: Mijëra qytetarë të penalizuar, rrezik deri në 100 mijë lekë të vjetra

25/01/2610:10

Shperndaje:

Gjoba për mosdorëzimin e DIVA: Mijëra qytetarë të penalizuar, rrezik deri në 100 mijë lekë të vjetra

.

Mijëra qytetarë janë përballur me gjoba për mosdorëzimin e DIVA, pas dështimit për ta deklaruar formularin brenda afatit ligjor ose për shkak të gabimeve në plotësim. Çdo individ që është subjekt i DIVA-s dhe nuk e dorëzon atë në kohë ndëshkohet me një gjobë prej 3.000 lekësh të reja, e cila mund të rritet për shkak të interesave dhe kamatëvonesave, duke arritur deri në 100.000 lekë të vjetra në raste të caktuara.

.

.

Afati për dorëzimin e deklaratës përfundon më 31 mars, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur penalitete financiare. Vitin e kaluar, dhjetëra mijëra persona u gjobitën jo vetëm për mosdorëzim, por edhe për pasaktësi në formular.

.

Sipas të dhënave, nga mbi 140 mijë persona të përfshirë në procesin e deklarimit, rreth 40 mijë rezultuan të parregullt me DIVA-n, kryesisht për shkak të mungesës së informacionit ose gabimeve gjatë dorëzimit.

.

Ekspertët theksojnë se administrata tatimore duhet të rrisë nivelin e informimit publik për të shmangur gjoba për mosdorëzimin e DIVA, përfshirë fushata ndërgjegjësimi, njoftime direkte për qytetarët dhe udhëzime të qarta mbi mënyrën e plotësimit të formularit.

.

Qytetarët këshillohen të verifikojnë në kohë nëse janë subjekt i deklarimit dhe të mos e shtyjnë procesin për në ditët e fundit, për të shmangur gjoba dhe penalitete shtesë.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Sofokli Thoma: Beteja për pronat e Nivicës, as pushtuesit nuk na e morën dot
Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.