Gjirokastritët: E lidhim macen kur hamë, por jo se jemi kurnacë
Ndodh shpesh që kur të pyesin : “ Nga të kemi ? “ dhe ti u përgjigjesh natyrshëm e gjithë krenari “ Nga Gjirokastra “ dikush që dëshiron të të “ngacmojë” vazhdon bisedën më tej duke të pyetur:
“ Akoma e lidhni macen ju ? “
Dhe gjirokastriti stepet pak, nuk i pëlqen mënyra si e pyesin dhe në vetvete ndihet i revoltuar.
Sigurisht personi i cili i ben pyetjen gjirokastritit nëse vazhdon ta lidhë macen apo jo, e ka dëgjuar shprehjen nga një i afërm, ndoshta nga gjyshi apo stërgjyshi që e kanë transmetuar brez pas brezi pasi është një shprehje shumë e vjetër.
Dhe qëllimisht, për të treguar se gjirokastriti është kurnac i thotë shprehjen që ka dëgjuar , pa e ditur as vetë se cili është kuptimi i asaj shprehje, pa e ditur as vetë nëse ka ndodhur ngaqë gjirokastriti ishte vërtet kurnac apo kishte një arsye më madhore ?
Shpjegimi është i thjeshtë dhe e vërteta është krejt ndryshe.
Mikpritja e gjirokastritit është e njohur në çdo cep të Shqipërisë dhe bashkë me mikpritjen të gjithë e dinë që gjirokastritët njihen si nikoqirë të mirë e mbahen për pastërti. Në traditën gjirokastrite mikpritja ka qënë thelbësore. Kur vinte miku duhej të respektohej sipas zakonit, të ndihej sa më tepër komod, t’i shtrohej sofra me gatimet tradicionale dhe pas kësaj kur të bëhej gati për të ikur të përcillej deri jashtë derës kryesore.
Në ditët e sotme, kur duam të ushqehemi shtrojmë tryezën dhe ulemi në karrike por si i bëhej më përpara kur të parët tanë nuk kishin tryezë ?
Zgjidhja ishte sofra, ulja këmbëkryq në sofër së bashku me mikun e pikërisht shtrimi i sofrës ka qënë pikënisja e asaj që më pas doli si shprehje që gjirokastriti lidh macen.
Ata që mbajnë mace në shtëpi e dinë shumë mirë se si sillet macja në momentin që ndjen aromën e ushqimit.
Që miku të ndihej sa më komod, i pa bezdisur nga asgjë dhe biseda të vazhdonte rrjedhshëm gjirokastriti detyrohej të lidhte macen, jo për t’i kursyer ushqimin maces (ashtu siç interpretohet sot kjo shprehje) por që macja të mos e bezdiste mikun në sofër.
Shpjegojani historinë e maces atyre që ju quajnë kurnacë sepse ndoshta e kuptojnë se çfarë arrin të bëjë gjirokastriti për të respektuar mikun siç duhet në shtëpinë e tij.
Publikuar në GjirokastraOnline.com
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
18/12/1714:14
Suvenire nga Saranda
18/12/1714:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
18/12/1714:14
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
18/12/1714:14
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
18/12/1714:14