
Gjiknuri takon kontributorët e PS në Konispol: Kam nderin t’ju përfaqësoj
Gjiknuri takon kontributorët e PS në Konispol: Kam nderin t’ju përfaqësoj
Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi dje një takim me një grup koontributorësh ndër vite të Partisë Socialiste të Konispolit.
Gjiknuri pohoi se “Tek mua keni eksperiencën politike, keni një socialist të vërtetë, i provuar si nga origjina familjare, patriotike por mbi të gjitha nga vlerat që përfaqëson Partia Socialiste.
Vota për mua dhe vota për Partinë Socialiste, pasi kryesorja është të fitojmë mandatet e Partisë Socialiste pasi pa pushtetin e PS shumë nga këto gjëra që i kemi realitet, nuk do bëheshin. Brenda PS ju keni mundësinë e zgjedhjes së kandidaturave, nëse unë marr shumicën e votave të qytetarëve, kam shumë kënaqësi t’ju përfaqësoj dhe të jem pjesë e rrethit të komunitetit tuaj, Sarandë, Konispol, Delvinë, në mënyrë që të lidhim me njëri tjetrin atë kontratën sociale. Unë jam ai që do të loboj për çdo socialistë dhe qytetar të thjeshtë për të bërë më tej për zonën”.
Ish-kryetari i bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri, duke theksuar mbështetjen e strukturave socialiste për kandidatin Gjiknuri theksoi se, “Koontributi kryesor i Gjiknurit në Konispol, ka qenë investimi në rrjetin e ujësjellësit, duke bërë që të gjithë fshatrat e Konispolit sot të kenë ujë 24 orë në të gjithë territorin e saj që nga fshatrat më të thellë deri në Konispol, një ëndërr shekullore që u bë realitet nga qeveria Rama, me kontributin e veçantë të Damian Gjiknuri. Gjithashtu, pjesa e investimeve në rrjetin e energjisë elektrike, investim për të cilin Gjiknuri ka dhënë ndihmesën e tij dhe me fitoren e Gjiknurit në këto zgjedhje projekti do të vijojë më tej. Kandidatura e tij në këto zgjedhje do të marrë mbështetjen masive të banorëve të Konispolit. Më 11 Maj avantazhin kryesor do ta ketë Partia Socialiste, e cila mandatin e 9 nuk duhet ta diskutojë”
Koontributorë ndër vite pohuan se, “Ne duhet të jemi mirënjohës duke votuar për Partinë Socialiste dhe për Damian Gjiknurin, i cili ka bërë aq shumë për Konispolin sa nuk ishte bërë për 30 vite. Që në 2017 kemi punuar së bashku, duke korrur sukses të jashtëzakonshëm në Konispol dhe sërish atë sukses do ta korrim edhe më 11 Maj për Partinë Socialiste dhe për Damian Gjiknurin.
Të gjithë ne si socialistë, e para kemi 5-ën, Edi Ramën dhe në këto zgjedhje do të mbështesim kandidatura të ndryshme. Nga këto kandidatura, për Konispolin, kandidatura më e mirë është Damian Gjiknuri”.
Takimi me koontributorët e Partisë Socialiste ndër vite në Konispol, ishte takimi i radhës që kandidati Damian Gjiknuri po zhvillon në kuadër të fushatës së tij elektorale.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
06/04/2512:03

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
06/04/2512:03

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
06/04/2512:03

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
06/04/2512:03

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
06/04/2512:03
