Gjiknuri me përfaqësues të Shoqatës “Labëria” në Sarandë: Vazhdojmë së bashku punët e mira

07/04/258:55

Shperndaje:

Gjiknuri me përfaqësues të Shoqatës “Labëria” në Sarandë: Vazhdojmë së bashku punët e mira

 

Kandidati Damian Gjiknuri zhvilloi takim me një përfaqësi të Shoqatës atdhetare-patriotike “Labëria”, në Sarandë.

 

Gjiknuri, duke i falenderuar anëtarët e Shoqatës “Labëria” për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Partisë Socialiste pohoi se, “Falë qeverisjes së Partisë Socialiste, për zonën e Labërisë janë bërë shumë investime. Këto investime si për shembull Rruga e Lumit, janë bërë në kohën kur edhe unë isha në detyrën e ministrit. Ndihem mirë që me angazhimin tim për të adresuar problematikat tuaja, munda të sjell në Sarandë shumë investime si, rikonstruksioni i plotë i rrugës “Baba Rexhepi”, shpërndarja e rrjetit të ujësjellësit në Sarandë dhe Ksamil, rrjeti 20 kW i energjisë elektrike, sistemi energjitik i Unazës së Jugut.

 

Gjiknuri me përfaqësues të Shoqatës "Labëria" në Sarandë: Vazhdojmë së bashku punët e mira

 

Janë të gjitha investime, vepra konkrete, të cilat u bënë realitet edhe për shkak të punës sime në Qarkun e Vlorës. Jam krenar që i dhashë prioritet zonave të cilat e kishin perspektivën e zhvillimit. Edhe Saranda ka një perspektivë të jashtëzakonshme. Në mënyrë që gjithçka e nisur të vijojë më tej, unë si kandidat, mbi të gjitha kërkoj votën për Partinë Socialiste, sepse është partia më afër qytetarëve por edhe për faktin se, të gjithë ju, si anëtarë të Shoqatës “Labëria”, keni mbrojtur çfarë është më e mirë për Atdheun dhe Partia Socialiste në thelbin e saj e mishëron këtë. Kërkoj mbështetje edhe për kandidaturën time, për të më krijuar mundësinë të jem një zë i fortë për të bërë më të mirën që vlerat patriotike dhe kombëtare, partia në qeverisje, t’i çojë në një nivel tjetër. Do të doja nga të gjithë socialistët, njerëzit patriotë dhe të ndershëm, që e kanë vlerësuar këtë parti, të vijojnë ta votojnë Partinë Socialiste edhe për vlerat e barazisë shoqërore dhe patriotike që ajo ka në vetvete. Në këto zgjedhje, fitorja e PS dhe marrja e shumicës së mandateve është më e rëndësishmja”, theksoi Gjiknuri.

 

Përfaqësues të Shoqatës “Labëria”, në fjalën e tyre pohuan se, “Ne jemi mbështetës të kandidatit për deputet Damian Gjiknuri, bazuar tek njohja e figurës së tij, si një politikan me eksperiencë dhe me kontribute të veçanta për çfarë ka bërë për qytetin e Sarandës”.

 

Të sigurt për fitoren e kandidatit Gjiknuri, ata i shprehën kërkesën në emër të gjithë anëtarësisë së Shoqatës “Labëria”, për emërtimin e një prej shesheve në Qafë Gjashtë, “Sheshi i Betejës së Lëkursit 1878”, pasi aty është bërë Beteja e Lëkursit.

 

Kësaj kërkese, kandidati Gjiknuri iu përgjigj shumë pozitivisht, duke garantuar mbështetje të plotë deri në realizimin e kërkesës edhe për faktin se, siç Gjiknuri pohoi “E kuptoj shumë mirë vlerën e kërkesës suaj, shumë patriotike pasi një nga paraardhësit e mi, Kristo Vjero Gjiknuri, ka qenë një nga komandantët e Çetës dhe ka luftuar në Betejën e Lëkursit”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Iu gjet në shtëpi 1 kallash dhe 1 çifte, prangoset nga Policia – VIDEO
Gjiknuri me përfaqësues të Shoqatës “Labëria” në Sarandë: Vazhdojmë së bashku punët e mira
Vasil Llajo rikthehet në Janjar, aty ku dekada më parë nisi rrugëtimin e tij si mjek i ri
Polemika në Delvinë për zyrën elektorale të PS, Ardit Bido reagon pas denoncimit të PD
Hotel Epirus kërkon  të punësojë Shef Kuzhine dhe Kamarier/e
Tanush Çaushi kandidat i Shqipëria Bëhet intervistë në Saranda Web

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.