Gazetari Alfred Lela ul pantallonat përpara Ramës në studio dhe i tregon pasojat e dhunës

21/05/2019:47

Shperndaje:


Alfred Lela është zhveshur në emisionin e Sokol Ballës, ndërsa i ftuar ishte kryeministri Edi Rama.
Ai ka treguar se ishte lënduar në këmbë, pasi ndalimit nga policia.
Mes tyre pati një debat të ashpër.

Rama: Shikoj një fragment të gjithë teatrit të viktimizimit u vu në skenë për mediat qysh kur u doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupat e tyre atë godinë dhe u përpoqën të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë e shtetit. Nëse flasim për dhunë, ka një mënyrë për t’u përcaktuar.

Pyetja e ime e parë është çfarë kërkon qytetari Lela aty? E di zt.Lela që sipas ligjit, policia e shtetit në kushtet kur përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, njeh dhe komunikon vetëm me drejtuesit e një organizimi.

Pse e kapërceu lajmin Alfredi? Kishte ndonjë lajm atje? Ku është dhuna? Që e morën përkrahësh siç e meritonte dhe e shtrinë përtokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome.

Dhuna është goditje. E shoh si një aksion totalisht mbi bazë të procedurës. Ta nxjerrë zt.Leli një protestë ku protestuesit bëjnë këto. Ka hyrë përtej perimetrit të lejuar.

Lela: Je i dëmshëm për këtë vend.

Rama: Do të flas me emër se ti nuk meriton respekt. Kështu flisnin prokurorët e Enver Hoxhës.

Lela: Po më dhunon për herë të dytë.

Rama: Drejtohu me edukatë.

Lela: Ty me edukatë që sapo gënjeve me videon që është pas nesh.

Rama: Unë them atë që shoh.

Lela: Njerëzit e kanë gjykuar.

Rama: E kanë gjykuar vëllezërit Budina.

Lela: Do t’i shohësh shenjat e dhunës. (Ul pantallonat) Ka pesë ditë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore
Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.