Gara për panelet diellore, reagojnë nivicjotët: Mos bënë marrëzira, është prona jonë!

24/10/2313:17

Shperndaje:

Pas njoftimit për vendosjen në Rendin e Ditës së mbledhjes së Këshillit Bashkiak Sarandë miratimi i Projekt-Vendimit për dhënien me qira të 175 hektarë toke për ndërtimin e paneleve diellore, ka ardhur edhe reagimi i banorëve të Nivicë.

Nëpërmjet një emaili. ata i drejtohen kryetarit të Bashkisë Sarandë Oltion Çaçi dhe anëtarëve të këshillit Bashkiak Sarandë, MIDIS TË TJERAVE THUHET:

Duke mos patur mundesi ta kundershtojme kete kerkese ne Mbledhjen e Keshillit Bashkiak te dates 27 Tetor 2023, pasi nuk jemi ftuar si pale me interes, ju informojme si me poshte:

Prané Gjykatés sé Rrethit Gjyqésor Sarandé, po gjykohet çështja civile Nr.21246-00057-23- 2018 regjistruar me dt.12/01/2018 me pale Padites: Arjan Dhimertika, Etj dhe i Padituri:
Keshilli i Ministrave, Bashkia Sarande, Bashkia Himare, Ministria e Turizmit dhe Miedisit,
Agiensia e Trajtimit Pronave Tirane dhe ASHK Sarande (ish ZRPP Sarande).

Ne kete gjykim fillimisht Gjykata me vendimin e saj, Nr.21246-00057-23-2018 dt.30/01/2018 pranoi kerkesen e pales sone Paditese per Marrjen e Mases se Sigurimit te Padise, duke vendosur Sekuestro Konservative per disa prona, midis tyre dhe per Kulloten Heremec, Dardhe e Siperme dhe Dardhe e Poshtme, duke Urdheruar palen e paditur ZRPP Sarande te beje bllokimin e ketyre pasurive ne zonen kadastrale 2806 fshati Nivice Bubar, Sarande deri ne zgjidhjen e ceshtjes ne themel.

Pas marrjes te ketij Vendimi eshte urdheruar nga Gjykata e Rrethit Gjygesor Sarande ne menyre zyrtare, ish ZRPP Sarande sot ASHK Drejtoria Sarande, per regjistrimin e ketij Vendimi Gjyqesor te mases se kufizimit ’Sekuestro Konservative’ ne Regjistrin e Pergjithshem te Pasurive te Paluajtshme te Zones Kadastrale Nr.2806 Nivice Bubar Sarande.

Bashkangjitur Vendimit te mesiperm eshte derguar nga Gjykata e Rrethit Giygesor Sarande edhe Planvendosja e Kullotave Heremec, Dardhe e Siperme dhe Dardhe e Poshtme te vena ne Sekuestro Konservative gjithsej Sip 2690 Ha.

Te nderuar Znj/Zoterinj antare te Keshillit Bashkiak Sarande,

Çdo akt zyrtar i dale nga Institucionet tuaja, per tjetersimin e ketyre pasurive ne pale te treta, ne kete zone kadastrale do te konsiderohet ‘NUL’ si nje Akt absolutisht i Pavlefshem, pasi Pronesia per Kullotat Heremec, Dardhe e Siperme dhe e Poshtme te cilat pershihen ne Zonen Kadastrale 2806 Nivice Bubar Sarande si dhe nje pjese ne Zonat Kadastrale 8642 dhe 8641 qyteti Sarande, eshte njohur si Pronesi e 129 Familjeve te Fshatit Nivice Bubar me vendimet e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Sarande me Nr.441 date 10.05.1996 dhe atij me Nr.20 dt.06.09.1996 dhe as Bashkia Sarande apo Keshilli Bashkiak Sarande nuk mund te tjetersojne tek palet e treta Pasuri Private te cilat jane ne proces gjyqesor.

Ne cilesine e personit qe kam interes te ligjshem pronesor si dhe bashkëpronareve te familjeve te fshatit Nivice Bubar qe perfaqesoj me prokura, duke qene se jemi pale Paditese ne progesin Gjyqesor te permendur me siper ju drejtohem si me poshte:

Kerkoj te anullohet marrja e ketij Vendimi te Keshillit Bashkiak per dhenien me qira te 175 Ha Kullote ne pasurite me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806 pjese perberese e Kullotes ‘HEREMEC’ e cila pretendohet qe administrohet nga Bashkia Sarande, si nje vendim absolutisht i pavlefshem, ne kushtet kur kjo Kullote prej 2690 Ha eshte ne Sekuestro Konservative dhe nuk mund te kryhen veprime juridike posedimi, tjetersimi nepermjet dhenies me qira afatgjate tek pale te treta apo cdo lloj tjeter tjetersimi te saj.

Bashkangjitur po ju veme ne dispozicion dokumentacionin KLIKO KËTU


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

DEVOLLI – BUTRINTI / LIVE NË SARANDA WEB
Restaurant Haxhi në Sarandë kërkon Nd. Kuzhinier,  Banakier/e dhe Nd. Kamarier/e
Ambasadori i BE: Rishikoni ligjin për investimet strategjike, nuk është transparent
“Golden Horizon” – Anija më e madhe me vela  në bregdetin e Sarandës
Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Do të godasim evazionin me inteligjencë artificiale
Fermerët me mbi 1 hektar me perime apo fruta do marrin 50% grant për rrjetat antibreshër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.